Sejdiu: Qëndrojmë para Kuvendit derisa demarkacioni mos të jetë në rend dite

04.08.2016 10:51:06

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë i pari ai i cili iu është drejtuar protestueseve të mbledhur para objektit të Kuvendit të Kosovës.

“Pas një viti argumentesh, pas protestave, pas argumenteve e peticioneve, dje edhe shkencërisht u vërtetua se komisioni ka mashtruar qytetarët dhe shtetin tone sepse ky demarkim fal Malit të Zi 8200 hektar”, ka thënë Sejdiu.

Sipas tij, 8200 hektar nuk i falen, derisa sic ka thënë ai, demaskimin mund ta bëjnë por me një komision i cili punon në interesat e Kosovës.

Sejdiu ka deklaruar se do të qëndrojnë para Kuvendit derisa të sigurohen se nuk është futur në rend dite Demarkacioni.