Sejdiu: Subjekti ynë politik do të ketë koncept socialdemokrat (Video)

02.05.2018 16:24:55

Shefi i Grupit Parlamentar të GDP-së, Dardan Sejdiu në një intervistë për Telegrafin ka treguar rreth zyrtarizimit të partisë së re me parime socialdemokrate.

Sejdiu mes tjerash ka treguar se cili do të jetë dallimi i këtij subjekti të ri politik me partitë e tjera në Kosovë.

Ai ka thënë se subjekti i tyre do të jetë bartës i socialdemokracisë në Kosovë: “Me deklaratën e parimeve që dje e publikuam u munduam të shpërfaqim çfarë do të përfaqësojmë. Një koncept socialdemokrat i qendrës së majtë që do të punoj që politikat të jenë në interes të përgjithshëm, dhe që të dalim nga ky kurth që jemi tash e sa vite”, tha Sejdiu.

Sejdiu tha se pikat që përbënë deklarata e parimeve janë baza rreth të cilës janë bashku, duke theksuar se dokumenti është shkruar për dy muaj.

Sejdiu ka folur edhe për qeverisjen Haradinaj dhe zgjedhjet e ardhshme nacionale.