Sejdiu thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetues ka kthyer kohën prapa, kur fliste vetëm Thaçi për dialog

09.07.2019 19:09:13

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, një një intervistë për Telegrafin ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ekipin Negociator e ka kthyer situatën para një viti kur ishte vetëm presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ai që fliste për dialogun.

Sejdiu tha se PSD që nga viti i kaluar ka tentuar që ta bëjë bashkë spektrin politik shqiptar për dialogun me Serbinë.

” Ne kemi tentuar që me anë të një ide të cilën në atë kohë ia kemi shpalosur opozitës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes, ku kemi thënë që ekipi, platforma të bëhen me 2/3 e votave, aso kohe me 81 vota të deputetëve të votohet edhe platforma edhe të krijohet një komision parlamentar i cili do të udhëhiqet nga opozita dhe në këtë mënyrë të bëjmë një kontroll nga parlamenti mbi dialogun dhe të kemi një lloj zëri në dialogim me Serbinë, kjo ide nuk ishte pranuar nga LDK dhe VV, duke e quajtur këtë lojë të presidentit Thaçi”, ka thënë Sejdiu.

Sejdiu, shtoi se gjashtë muaj më vonë, ishte kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti,  ai që pasi ishte votuar platforma, ekipi për dialog kishte thënë se ajo është rruga për të ecur përpara me 2/3 të votave në Kuvend.

“Ne fakt ne kemi dasht që si PSD dialogun ta kthejmë në Kuvend, dhe mos ta lejojmë monopolin tek një njëri në atë kohë ishte Hashim Thaçi, dhe logjika e gjërave ishte që të ndalimin diskutimin e Thaçit që e bënte gjithandej, që ishte korrigjimi i  kufirit, ky ishte qëllimi ynë, ne përmes platformës e cila është votuar në Kuvend e që është valide jemi munduar ta ndalimi. Por pas vendimit të gjykatës që ekipi nuk ka kompetenca ne rrjedhimisht nuk jemi më aty”, tha ai.

Ai tha se tre pjesëtarët e PSD-së, janë tërhequr nga Ekipi Negociator një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pasi që nuk ka kuptim të jenë në një ekip i cili nuk ka kompetenca, duke shtuar se qëllimi ishte që dialogu t’i kthehej Kuvendit dhe jo të vazhdohet siç është bërë nga viti 2011.

Sa i përket dialogut me shtetin serb, Sejdiu tha se logjika e gjërave nuk është se kush duhet të jetë më e i mençur por duhet të jenë të bashkuar si Kosovë përballë Serbisë.