Sekta okulte e Albinit nuk e pranon të vërtetën dhe përgjegjësinë për vdekjen e Astritit se rrezikon funksionimin e saj

21.11.2016 21:52:38

Nga Rexhep Kastrati

Albulena Haxhiu paska mohuar përgjegjësinë e sektës okulte të Albinit për vdekjen e Astritit, dhe si zakonisht ka akuzuar shtetin për vdekjen e tij. Përveçse ka shpërfaqur një akuzë politike, pa argumente, pa fakte dhe pa asnjë bazë tjetër, Albulena Haxhiu shembulli konkret i vetëdhunimit për hir të sektës (sikurse Gjorgje Martinoviq), ka shpërfaqur edhe një herë një qasje vetëpërjashtuese nga çfarëdo lloj përgjegjësie për veprimet, shelljet apo qëndrimet e dëmshme, destruktive, të dhunshme dhe anarkiste  si dhe nga pasojat e drejtpërdrejta apo jotëdrjtpërdrejta të tyre. Dhe kjo nuk është hera e parë, por është një nga veçoritë keyesore të sektës okulte të Albinit. Gjatë tërë qeniesimit të saj edhe si KAN, e më pastaj edhe si Vetëvendosje, sekta okulte e Albinit ka shpërfaqur qëndrime revolucionare, në kuptimin e përmbysjes, të një veprimtarie destruktive dhe pa pasur parasysh asnjë formë të përgjegjësisë dhe përgjegjshmërisë për to. Kjo ka filluar të marrë formë më të plotë gjatë vitit të kaluar dhe gjatë këtij viti, e që përputher me fillimin e qeverisjes aktuale. Gjatë këtyre dy viteve, sekta okulte e Albinit u shpërfaq si një lëvizje anarkiste që mundohet të përmbysë shtetin edhe me mjete të dhunshme. Pra, qëndrimet e saj, sjelljet e saj dhe veprimet e saj ishin dhe vazhdojnë të jenë kundër shtetit, duke mos e fshehur as vetë këtë. Prandaj, në asnjë rast nuk kish paraqitur protestat dhe aksionet tjera  në polici, asnjë herë nuk e kish quajtur veten përgjegjëse për qëndrimet, sjelljet dhe veprimet e saj. Përkundrazi e quante veten viktimë të dhunës shtetërore, edhe pse veprimet e saj ishin të dhunshme dhe kishin karakterin e atentateve dhe të shkatërrimit, edhe pse ishin pjesëtarët e saj që ua vinin zjarrin institucioneve, pronës publike e private. Sekta okulte e Albinit ia njihte vetes të drejtën të bënte çfarë të donre, dhe të mbante zero përgjegjësi. Edhe kur ftonte për luftë, edhe kur ftonte për gjakderdhje, edhe kur bënte atentate mbi shtetin dhe shkatërronte gjithçka që mundte, sekta okulte e Albinit e quante veten viktimë dhe në të drejtën e saj. Për këtë sektë thuajse nuk vlente dhe nuk vlen sistemi politiko-kushtetues dhe politiko-institucional, sepse e konsideron veten mbi to dhe mbi gjithçka tjetër. Për këtë sektë vlente dhe vlen ajo që thotë i pari i sektës që konsiderohet më shumë se njeri. Për fjalën e tij, që ishte urdhër, që konsiderohej dhe konsiderohet më tepër se ligj, më tepër se detyrim njerëzor, pjesëtarët e sektës duhet të sakrifikohen, si akti më i lartë flijimit njerëzor. Pjesëtarët e sektës duhet të marrin të drejtë, të saktë dhe të pakontestueshme gjithçka që thotë shefi i sektës. Ajo sektë ka mënyrën e saj të funksionimit, pak publike dhe legale, por më shumë jopublike dhe ilegale. Ajo gjallon si një botë më vete dhe me rregullat e saj të brendshme. Brenda saj, pagabueshmëria dhe mospërgjegjësia e shefit dhe e kierarkisë rreth tij është e padiskutueshme. Pjesëtarët e saj kanë përgjegjësi të brendshme e jo ndaj shtetit dhe ligjeve të tij. Së këndejmi, edhe shprehet mungesa e përgjegjësisë së saj si sektë dhe e pjesëtarëve të saj. Në fakt, sekta okulte e Albinit funksionon si një sistem paralel, si një shoqëri paralele me normat dhe mendësinë e saj dhe angazhimi i saj është që ta rrënojë sistemin ligjor dhe të imponojë normat e saj sektare. Dhe ky do të ishte pastaj një sistem që bazoher mbi norma sektare dhe përballë të cilit të gjithë janë goja, janë të vullnetshëm apo të detyruar të jenë të sunduar. Dhe ky është edhe një element thelbësor i një sekte, i një shoqërie sekrete. Dhe një shoqëri sekrete, një sektë nuk mban përgjegjësi, sepse shoqëritë sekrete e konsiderojnë veten superiore dhe mbi të gjithë. Edhe nëse djeg shtetin, sekta okulte nuk mban përgjegjësi, sepse e konsideron qëllim të lartë këtë, edhe nëse shkaktojnë vdekje dhe gjakderdhje, e konsiderojnë flijim apo vetëflijim për shefin, për sektën. Me pranimin e rregullave të sektës, jeta e atij që pranon ato rregulla, i takon asaj dhe të parit të saj. Jetët e të tjerëve janë jetë që nuk llogariten: ato janë jetë të gojëve. Prandaj, sa më shumë gjak, sa më shumë vdekje, aq më mirë. Por edhe në këtë rast, të tjerët janë përgjegjës, por jo sekta okulte dhe i pari i saj. Dhe kjo vlen edhe kur pjesëtarët e saj i çon drejt vdekjes, ashtu siç ka ndodhur me Astritin, pse jo edhe me Arbnorin dhe me ndonjë tjetër. Mospërgjegjësia është absolute, prandaj edhe kundërshtohet gjithçka që mund ta bëjë përgjegjëse. Gojat, apo njerëzit e vullnetshëm apo të detyruar për t’u sunduar, shteti dhe gjithkush tjetër duhet t’i nënshtrohen vetëm sektës dhe t’i pranojnë si të vërteta vetëm ato që thonë ata. Të vërtetë tjetër nuk ka pos asaj që thonë ata. Dhe kjo po ndodh edhe me të vërtetën për vdekjen e Astritit, të cilën e mohojnë jo se kanë fakte për ta kundërshtuar, por mgaqë ekzistenca dhe funksionimi i sektës varet nga pagabueshmëria dhe përsosmëria e të parit të sektës dhe të rrethit të tij të ngusht. Sekta okulte nuk mund të pranojë të vërtetë tjetër, pos asaj që thotë ajo. Në të kundërtën vihet në rrezik funksionimi, e pse jo edhe ekzistenca e saj. Prandaj, edhe kur është përballë situatave për të pranuar një hetim ndërkombëtar, edhe në një rast të tillë do vetë të caktojë kush duhet ta realizojë hetimin. Kjo do të thotë të jenë ata që nënshkruajnë të variantin që është shkruar në zyrat e saj.