Sekta okulte e Albinit nuk po e fsheh më: nuk i duhet e vërteta për vdekjen e Astritit, por i duhet vdekja e tij për ta përmbysur shtetin!

16.11.2016 20:10:50

Nga Rexhep Kastrati

Vdekja e Astritit është vdekje që ka shkatuar dhmbje në familjen e tij, por edhe keqardhje të madhe edhe në opinionin e gjerë. Që nga momenti kur është bërë e ditur për opinionin se ka vdekur Astriti, njerëzit kanë qenë të interesuar që të dinë të vërtetën për arsyet e vdekjes së tij, pasi që si vdekje në burg, ka ngjallë dyshime dhe shqetësime të mëdha. I pari që e quajti të dyshimtë vdekjen e Astritit ka qenë kryeprokuori i Prokurorisë themelore në Prizren, Sylë Hoxha. Po atë natë nëpër portale qarkulloi një informacion që i atribuohej shefit të policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, sipas të cilit Astriti kishte vdekur nga përdorimi i medikamenteve. Mirëpo, ky informacion ishte hedhë poshtë nga kryeprokurori, Sylë Hoxha, i cili tha se Astriti kishte vdekur nga asfiksia. Edhe vetë Nexhmi Krasniqi e përgënjështroi informacionin e dalë nga portalet në emër të tij, dhe tha se asnjë deklaratë nuk e kishte dhënë lidhur me vdekjen e Astritit. Nga ana e saj, sekta okulte e Albinit u nxitua dhe akuzoi institucionet shtetërore për vdekjen e Astritit, edhe pse nuk dha asnjë argument për ta besuar këtë. Përkundrazi, nga KMDLNJ, doli informacioni se Astrit Deharin e kishin vizituar në burg Dardan Molliqaj dhe Sami Kurteshi. Po ashtu, KMDLNJ dha edhe deklaratën e shokut të dhomës së Astritit, Naser Makolli, i cili kishte bërë të qartë se Astriti kishte dalë në shetitjen e paraditës si gjithë të tjerët, dhe pasi ishin kthyer në dhoma, ishin pastruar dhe kishte hequr edhe mjekrën. Por në shetitjen e pasdites që fillonte në orën 14 nuk kishte dalë për shkak të dhimbjeve të kokës. Dhe kishte qenë ai, pra Naser Makolli që e kish gjetur i pari Astritin të shtrirë në dysheme në gjendje të rëndë, por gjallë dhe me një shishe mjalti në gojë. Dhe kishte njoftuar gardianin D.K., i cili nga ana e tij kishte njoftuar shërbimin shëndetësor të burgut që i kishin ofruar ndihmën e mundshme. Kjo deklaratë e Naser Makollit, si dhe informacionet se Dardan Molliqaj dhe Sami Kurteshi e kanë vizituar Astritin në burg, e kishin trazuar shumë sektën okulte të Albinit, e cila synonte që këtë vdekje ta paraqiste si vrasje në burg. Dhe në panik e sipër, Dradan Molliqaj në një konferencë me gazetarë e bëri rrenën më të madhe dhe që hodhi gjithë vëmendjen te arsyet e kësaj rrene: Dardan Molliqaj rrejti si pa të keq se nuk kanë qenë në burg as ai, as Sami Kurteshi. Bile ai akuzoi gjykatësin e procedurës paraprake, Vehbi Kashtanjeva se kishte refuzuar kërkesat e sektës okulte të Albinit për ta vizituar Astritin në burg, ndërkohë që z. Kashtanjeva kishte deklaruar se nuk i kujtohej të kishte pasur kërkesa nga sekta okulte e Albinit. Nuk vonoi dhe dolën edhe lejet e dhëna për vizitat në burg, sipas të cilave u konfirmua se Dardan Molliqaj dhe Sami Kurteshi kishin vizituar Astritin në burg. Por jo vetëm kaq: ata kishin mbikëqyrur takimet e Astritit me prindërit e tij. Dhe pikërisht konfirmimi i këtyre vizitave si dhe i mbikëqyrjes së takimeve të Astritit me prindërit e tij, dhe përpjekja për t’i fshehur ato, hodhën dyshime të mëdha mbi vetë sektën okulte të Albinit. Pse i kishin mohuar ato vizita dhe pse duhej të mbikëqyrnin takimet e Astritit me prindërit e tij? Një informacion sipas të cilit Astriti kishte flluar të bashkëpunonte me autoritetet, kishte bërë të qartë se besimi i sektës okulte të Albinit tek Astriti nuk ekzistonte, prandaj edhe mbikëqyrnin takimet e tij me prindërit e tij. Sekta okulte e Albinit, ndërkaq, në vend se të jepte shpjegime se përse kishte rrejtur dhe përse i kishte fshehur vizitat te Astriti, pse kishte rrejtur se gjykatësi Kashtanjeva kishte refuzuar kërkesat e tyre, vazhdonte që të thellonte retorikën agresive të bazuar në mashtrime dhe në rrenë. Ajo gjitnjë e më fort akuzonte shtetin për vdekjen e Astritit, kurse vetë Tomë Gashi do ta përsëriste këtë akuzë, edhe pse në cilësinë e avokatit. Dhe i kishin bërë këto akuza edhe pse kishin marrë pjesë në ekspertizën mjeko-ligjore, e ku ishin edhe dy ekpsertë të familjes, edhe një nga sekta okulte e Albinit dhe vetë Tomë Gashi, pas të cilës nuk kishin shprehur asnjë vërejtje. Pra, edhe pse në aspektin procedural ishin kryer të gjitha çështjet në mënyrë transparente dhe profesionale, për çka nuk kishin asnjë vërejtje, sekta okulte dhe Tomë Gashi vazhdonin me akuza që ishin thjesht akuza politike. Dhe që këtu ishte e qartë se sekts okulte e Albinit nuk ishte e interesuar për të vërtetën, por për të politizuar këtë vdekje dhe për ta përdorur kundër institucioneve shtetërore. Sa herë janë pyetur për aspektet procedurale dhe teknike, kanë mbetur si guakë dhe bllokoheshin, dhe lëshoheshin në akuza politike. Të gjitha ato akuza politike nuk kishin asnjë argument, asnjë bazë në asnjë fazë të procesit hetimor, dhe në asnjë të dhënë konkrete. Dhe kjo ishte aq e qartë, sa që e kuptuan të gjithë se sekta okulte e Albinit dhe Tomë Gashi po bënin gjithçka për ta bllokuar të vërtetën. Asnjë informacion që bëhej publik lidhur me vdekjen e Astritit, e që dëshmonte se Astritin nuk e kish vrarë kush, nuk e përgënjeshtronin. Përkundrazi, sa më e qartë që bëhej e vërteta, aq më shumë insinuata shpërfaqnin. Kështu, Toma pas rreth 10 ditësh nga vdekja e Astritit tha se Astriti kishte vdekur disa orë para kohës së shetitjes së mbasaditës, edhe pse filmimet e bëra publike e paraqitnin Astritin të gjallë edhe në kohën e pastrimit. Në fakt, filmimet e bëra publike konfirmonin ato që kishte thënë shoku i dhomës së Astritit,  Naser Makolli, sipas të cilit kur ishte kthyer pas shetitjes, Astritin e kishte gjetur të gjallë ndonëse në gjendje të rënduar. Pas kësaj insinuate, Toma vazhdoi edhe me insinuata të tjera, dhe më e fundit ishte ajo se Astritit ia kishin pastruar fytyrën me sapun, veç nuk e tha se me çfarë sapuni, për të qenë tamam marrëzia deri në fund. Dhe edhe këtë insinuatë e tha Toma më shumë se 10 ditë nga vdekja e Astritit, edhe pse po të kish qenë e vëretë, do të mund ta thoshte që në fillim, pasi që fytyrën e tij e kanë parë edhe kur i ishtë bërë ekspertiza mjeko-ligjore, dhe pos tij, kanë mundur ta vërejnë edhe ekspertët e familjes dhe të sektës okulte të Albinit. Pra, në njërën anë kemi një vazhdimësi mashtrimesh, mohimesh e rrenash nga ana e sektës okulte të Albinit që nga mohimi i vizitave të komisarëve të Albinit, rrenën për gjoja keqtrajtimin psikologjik të Atdhe Arifit, insinuatat lidhur me kohën e vdekjes së Astritit e deri te kjo e fundit lidhur me pastrimin e fytyrës së Astritit me sapun, kurse në anën tjetër kemi një retorikë konstante militante, agresive dhe të mbushur me akuza politike kundër shtetit. Dhe kjo retorikë kaloi në atavizëm politik kur u kërkua prerja e kokave të gardianëve, koka e drejtuesve të lartë të burgjeve, të policisë, të ministrisë së Drejtësisë, kurse mbrëmë në “Click” të rtv21 hoqën maskën dhe kërkuan kokën e Qeverisë. Nëpërmjet rrenave, mashtrimeve, manipulimeve, sekta okulte e Albinit ka bërë gjithçka për të penguar zbardhjen e të vërtetës për vdekjen e Astritit, kurse në anën tjetër kanë ndërtuar akuza të pastra politike me qëllim rrëzimin i institucioneve të shtetit dhe të vetë shtetit. Kështu, u bë e qartë përfundimisht se sekta okulte e Albinit po synon përdorimin politik të vdekjes së Astritit për të përmbysur shtetin, ashtu siç e kishte përdorur edhe për të gjallë atë kundër institucioneve të shtetit. Në këto qëllime ataviste, kundërshtetërore dhe kundërkombëtare, sekta okulte e Albinit nuk do që të zbardhet e vërteta për vdekjen e Astritit, sepse e vërteta nuk i duhet, por i duhet mundësia për ta përdorur politikisht kundër shtetit. Dhe thelbi i gjithë angazhimeve, edhe në rastin e vdekjes së Astritit, është sa më shumë vdekje, sa më shumë gjak për ta përgjakur shtetin dhe për ta vrarë atë përfundimisht dhe për të hapur rrugë për skenarë ukrainas, për skenarë ricopëtimesh të Kosovës dhe të territoreve shqiptare. Kush ka përcjellë të martën”Click” në rtv21, ka mundur të bindet se 90% e emisionit ishte propagandë kundër shtetit, e vetëm 10% bisedë për vdekjen e Astritit. Tashmë sekta okulte e Albinit nuk po e fsheh fare se vdekjen e Astriti po e përdor politikisht kundër shtetit, dhe kjo është për shkak se ka dështuar në kamuflimin e synimeve kundërshtetërore me hipokrizinë për gjoja dhimbjen për Astritin. Dhe kjo hipokrizi është vërejtur që në ditën e varrimit të Astritit, kur Albini lajmin e fundit që ia dha atij para se ta mbulonin me dhe, ishte: ke dhjetëra fëmijë që i ke anëtarësuar në Vetëvendosje!