Sekuestrohen 10 ton kanabis në Përmet

08.04.2017 16:42:48

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Sh.Ç.B.A,  po zhvillojnë prej disa orësh një operacion të madh anti drogë në Përmet.

Nga të dhënat e para, mësohet se droga është zbuluar në një magazinë në fshatin Pagri të rrethit të Përmetit.

Ende nuk dihet sasi e saktë e drogës, po mendohet se në thasët e gjetura janë rreth 10 ton kanabis.

Në këtë operacion janë të përfshirë Antidroga, Forca e Posaçme Operacionale, Drejtoria e Policisë  Gjirokastër,  Sh.Ç.B.A dhe Policia e Përmetit.