Sekuestrohen 47 kg marihuanë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona

04.01.2018 12:49:02
Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik në Policinë e Kosovës në asistim me Njësinë Speciale Operative ka njoftuar se ka konfiskuar një sasi të konsiderushme të substancës narkotike të llojit marihuanë.

“Pas një  hetimi paraprak dhe me urdhëresë nga organet e drejtësisë, me datë 03.01.2018 rreth orës 13:50 ka realizuar një kontroll në dy lokacione ku dyshoje se ka lëndë narkotike. Kontrolli policor realizohet në fshatin Marec, komuna e Prishtinës dhe në Matiqan-Prishtinë.” thuhet në komunikatën  e Policisë së Kosovës.

Në këto lokacione është gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale sasia prej:  47 kg e 115 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, tri armë-revole, 27 copë municion 9 mm, 29 copë municion 7.9 mm, 8 telefona, 2 725 euro, 100 dinar të Serbisë dhe tri vetura.

Gjatë operacionit policor  janë arrestuar gjashtë të dyshuar:

 

  • J.M   viti i lindjes 1945, mashkull, kosovar, shqiptar;
  • B.B   viti i lindjes 1988, mashkull, kosovar, shqiptar;
  • A.L   viti i lindjes 1995, mashkull, kosovar, shqiptar;
  • I.B    viti i lindjes 1980, mashkull, kosovar, shqiptar;
  • B.F   viti i lindjes 1978, mashkull, kosovar, shqiptar dhe
  • F.S   viti i lindjes 1985, mashkull, kosovar, shqiptar.

 

Me urdhër të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore Prishtinë personat e dyshuar dërgohen në Qendrën e Mbajtjes.