Sekuestrohen 80 mijë paketa kontrabandë në doganën e Hanit të Hotit (Foto)

21.02.2020 17:32:37

80 mijë paketa cigare kontrabandë janë sekuestruar nga Administrata Doganore në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit.

Sipas njoftimit të Doganave, e gjithë ngarkesa me cigare ishte e pa pajisur me pullë fiskale të Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër.

Pas një analize risku dhe dyshimeve të arsyeshme, mbi të dhënat e dokumentacionit shoqërues të një ngarkese, strukturat doganore ushtruan kontroll në mjetin e dyshuar, ku rezultoi një ngarkesë prej 80 mijë paketa cigare të markës “REGINA RED”.

E gjithë ngarkesa me cigare ishte e pa pajisur me pulle fiskale të Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër. Rasti u referua në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale, “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “ falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.