Sela: Pa BDI-në nuk mund të bëhet asnjë kombinim për qeveri

31.01.2017 23:15:22
Kryetari i LR-PDSH, Ziadin Sela thotë se Zaevi duhet të ndërmerr hapa konkretë për bisedime me subjektet politike shqiptare.
“Lidhja Socialdemokrate nuk duhet që nëpërmjet pres konferencave të kërkoj mandatin që dikush tia dhuroj. Lidhja socialdemokrate, nëse donë të formojë qeveri dhe i ka numrat do të duhet të nis bisedimet me subjektet politike shqiptare. Dua, s’dua unë, fatkeqësisht fillimisht me BDI-në sepse ata i kanë numrat, pa numrat e tyre nuk mund të bëhet asnjë kombinim për qeveri”, tha Sela,kryetar i LR-PDSH-së për emisionin 200.

Ai është shprehur kundër zgjedhjeve të reja, dhe pro zyrtarizimit të gjuhës shqipe në gjithë territorin e Maqedonisë.

“Jo. Për mua do të ishte pranueshme pas 25 viteve demokraci po them parlamentare, sistem shumë partiak, që pas këtyre zgjedhjeve të arrijmë ne të zyrtarizojmë gjuhën shqipe dhe kur të duan pastaj të shkojmë në zgjedhje”, tha Ziadin Sela.