Selimi-Çollakut: Nuk ka lidhje demarkacioni me liberalizimin e vizave

11.08.2016 11:01:39

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministrit  për Integrime Evropiane, Bekim Çollaku i cili ka thënë se pa ratifikimin e Demarkacionit nuk do të ketë liberalizim të vizave.

Selimi ka theksuar se në vend që të marrin përgjegjësi për këtë dështim të qeverisë, këta mundohen të gjejnë fajin te ata që e mbrojnë Republikën, transmeton Indeksonline.

Sipas tij demarkacioni nuk ka të bëjë me liberalizimin e vizave.

Ky është postim i plotë:

Sepse ky e din se ashtu e kështu nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës në këtë vit.

Kjo tashmë është e ditur, edhe nëse do ta lejonin ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me MZ, Kosova ska liberalizim!

Në vend se të marrin përgjegjësinë për këtë dështim të qeverisë , këta mundohen të gjejnë fajin të ata që e mbrojnë Republikën.

Nuk ka lidhje demarkacionin me liberalizimin e vizave. As që do të duhej të kishte ndonjëherë.

Pa liberalizim Kosovën la Qeveria!.