SELIMI: E DHIMBSHME VDEKJA E HERSHME E DOKTORIT TË UÇK-SË

21.08.2017 12:37:40

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e hershme të ish-krymeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepit.

Përmes një postimi në Facebook, Selimi tregon se e ka pritur me dhimbje lajmin për vdekjen  Rexhepit, duke i shprehur kështu ngushëllime familjes, bashkëpunëtorëve dhe bashkëluftëtarëve të Zonës së Shalës, transmeton Indeksonline.

“E dhimbshme vdekja e hershme e doktorit te UÇK-se dhe ish Kryeministrit Bajram Rexhepi.  Ngushllime Familjes, bashkepunetorëve dhe bashkeluftetareve te Zones se Shales”, ka shkruar Selimi në Facebook.