Selimi: Kisha brenda Kampusit Universitar nuk meriton të respektohet

18.09.2016 21:15:23

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kisha ortodokse e cila ndodhet në kampusin universitar, është objekt i kohës së mohimit të shkollës shqipe.

Sipas tij, kjo kishë nuk është as objekt i kultit fetar, prandaj nuk meriton respekt.

Lexoni postimin e plotë në Facebook:

KISHA SERBE E KOHËS SË MOHIMIT TË SHKOLLËS SHQIPE

Kjo nuk është kishë as kurrëfarë objekti i kultit fetar. Prandaj as nuk meriton të respektohet as të ruhet si e till.

Kjo është thjeshtë një ngrehinë si përmendore e pushtuesit që padrejtësisht ende qëndron në tokën e çliruar të Universitetit.

Kisha serbe ortodokse ka mjaftë (madje tepër) hapësira për të predikuar antishqiptarizmin e vet.