Selimi: Transporterët që ia dha Rusia Serbisë të vjetra, kushtojnë vetëm 12 mijë dollarë

29.07.2019 12:54:01

Mediat serbe kanë njoftuar se Rusia i ka dhuruar 10 automjete të blinduara të tipit BRMD 2, ushtrisë së Serbisë.

Por, po del që këto automjete të cilat bënë bujë në media ka disa dekada që kanë dalë nga përdorimi.

Për të njëjtën çështje ka shkruar në Twitter edhe Petrit Selimi, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq shprehi sot falënderimin për Federatën Ruse e homologun e tij Vladimir Putin, për 10 automjetet e blinduara të tipit BRDM 2 që ushtria e Serbisë mori dhuratë nga Rusia.

Kreu i shtetit serb, tha se nuk bëhet fjalë për automjete të tilla të tipit të vjetër, e se këto që i morën dhuratë janë të reja.

Lidhur me këtë çështje, ka reaguar sot përmes Twitterit, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi.

Selimi ka shkruar se këto automjete, janë momentalisht hekurishte metali që kushtojnë 12 mijë euro, e që kanë dalë nga përdorimi që nga viti 1989.

“Serbia njoftoi për marrjen e 10 automjeteve të blinduara donacion nga Rusia. Duket se këto kushtojnë 12.000 dollarë, si hekurishte, sepse të njëjtat janë ndaluar të prodhohen që nga viti 1989”, ka shkruar ish-ministri.