Selmanaj: Pse akuzat ndaj Rikalos nuk u ngritën para se ai të emërohet ministër

03.10.2017 15:41:33

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj në interpelancën për dyshimet ndaj ministrit Rikalo, ka pyetur se përse këto akuza nuk u ngritën para se ai të emërohet ministër.

Selmanaj ka thënë se ai nuk gjykon dëshmitë e qytetarëve, por që as nuk ndjen urretje ndaj popullit serb edhe pse ka qenë i dënuar politikisht.

Deputeti i AAK-së ka thënë se kjo çështje nuk duhet të bëhet kauzë politike por që organet e drejtësisë të merren më këtë rast, duke shtuar se vendimi i tyre duhet të respektohet.

“Pse nuk u ngrit kjo çështje deri sa Rikalo u emëruar ministër. Unë nuk gjykoj deklaratat e qytetarëve nëse janë të vërtetat apo jo, organet e drejtësisë duhet të merren më to”

“Kërkesa ime është që kjo çështjet mos të trajtohet politikisht por që organet e drejtësisë të merren më to”, ka thënë Selmanaj.