Selmanaj thotë se PAN i ka numrat për krijimin e qeverisë

10.07.2017 12:19:26

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së AAK-së e thirrur nga kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Për media ka folur tashmë deputeti i zgjedhur, Rasim Selmanaj.

Selmanaj mbledhjen e ka quajtur të zakonshme, duke shtuar se javën e ardhshme bëhet e qartë gjithçka rreth krijimit të qeverisë.

Selmanaj ka përsëritur se PAN i ka numrat për krijimin e qeverisë, ndërsa ka mohuar se minoritetet kanë qitur kushte për ta votuar qeverinë e re.