Selmanaj: Veprimi i Teuta Rugovës shembull i mirë i demokracisë parlamentare

03.08.2017 20:29:17

Deputeti i AAK-së Rasim Selmanaj përmes një postimi në “facebook”, e ka përkrahur deputeten e LDK-së, Teuta Rugova, e cila sot votoi krah PAN-it, për shtyrjen e seancës.

Ai ka thënë se veprimi i saj ishte një shembull i mirë i demokracisë parlamentare! Sipas tij nuk është rastësi që vajza e presidentit Ibrahim Rugova të ndjek rrugën e babait të saj duke treguar vlerësim dhe respekt për njerëzit meritor të Kosovës, pavarësisht partive

Ai po ashtu ka thënë se po të ishte deputet i një partie tjetër politike do ta votonte Ramushin për kryeministër, siç thotë ai, duke ruajtur përkatësin partiake!

Ky është postimi i plotë:

Po i veçoj dy vota ndryshe nga grupi parlamentar i AAK-së, në kohën kur isha deputet, për dy tema të rëndësishme!

1. Vota ime ishte kundër Ligjit mbi Zonën e Mbrojtur….

2. Vota ime ishte edhe kundër himnit të shtetit të Kosovës!

Ate që sot e bëri Teuta Rugova ishte një shembull i mirë i demokracisë parlamentare!

Nuk është rastësi që vajza e presidentit Ibrahim Rugova të ndjek rrugën e babait të saj duke treguar vlersim dhe respekt për njerëzit meritor të Kosovës,pavarsisht partive….

Duhet të mësohemi me demokracinë parlamentare dhe të drejtën e deputetit me votu sipas bindjeve të tij!

Po të isha deputet i një partie tjetër politike do ta votoja Ramushin për kryeministër duke ruajtur përkatësin partiake!

Si dhe në rrethanat aktuale siç e parasheh kushtetuta që kryetari i takon vetëm dhe vetëm koalicionit fitues- PAN-it, do të duhej me e votu kandidatin e PAN për kryetar!

Kjo është logjika e krijimit të institucioneve e jo të shkohët me logjikën e bllokimit dhe të inateve!

Une besoj se deputetet do te kryejnë obligimin ndaj qytetarëve dhe kushtetutës duke krijuar institucionet shtetërore!

Kur ka vullnet gjithmonë gjinden zgjidhjet…