Selmani: Nuk do të marrim pjesë në lojën pa kufi të partive politike

05.08.2016 15:18:05

Kryetari i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Naser Selmani, deklaron se nuk do të kishte marrë pjesë në takimin e thirrur nga LSDM në lidhje me komisionin ad-hoc për mbikëqyrjen e mediave, edhe nëse do të ishte në Maqedoni.

Selmani deklaron se kanë kërkuar reforma të vërteta në media, ndërkaq nënshkruesit e marrëveshjes së Përzhinos u kanë ofruar një farsë politike.

Ai rikonfirmon qëndrimin e mëhershëm për komisionin ad-hoc, duke thënë se nuk do të marrin pjesë në lojën pa kufi të partive politike.