Seminari “Fushata vetëdijësuse një fije dritë”

13.12.2017 18:36:04

Sot u mbajt seminari “Fushata Vetëdijësuse një Fije Drite” në Universitetin Haxhi Zeka ne Peje, Fakulteti Juridik.

Është mbajtur seminari “Fushata Vetëdijësuse një Fije Drite” në Universitetin Haxhi Zeka ne Peje, Fakulteti Juridik, ku morën pjese rektori i Universitetit Haxhi Zeka prof. Dr. Fadil Millaku, prorektorja, Prof.Ass. Dr Sabiha Shala, Elvana Shala ambasadore e vullnetit të mire ne OKB nga Kosova, Feride Rushiti drejtoreshë e OJQ KRCT, Leonora Selmani Agjencia për barazi gjinore, Kosovë, znj.Veprore Shehu OJQ Medica, Dekan-ja e fakultetit juridik Prof.Ass.Dr Gjylbehare Murati dhe mbi njëqind e pesëdhjete (150) pjesëmarrës – studentë, staf akademik dhe administrativ.

Takimin e hapi rektori Prof.Dr Fadil Millaku, duke i përshëndetur dhe falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje “Me lejoni qe ne emrin tim dhe te menaxhmentit të UHZ-së, të ju shpreh mirëseardhje në ketë seminar qe ka si temë diskutimi “Çasja ne drejtësi e viktimave të dhunës seksuale gjate luftës në Kosovë” e cila organizohet në UHZ-së me rastin e Pites Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Çdo kund në botë luftërat kanë lëne plagë të pa shërueshme dhe pasoja shkatërrimtare edhe lufta e fundit në Kosovë kishte karakter të pastrimit etnik me elemente te gjenocidit e shoqëruar me krime te shumta dhe përdhunime ndaj postullates civile.

Te gjithë e dimë se liria është gjeja me e rëndësishme në botë dhe se lufta për liri e popullit tonë ishte vërtete një luftë e drejte dhe e shenjtë për ne.

Ne nuk mund t’a ndryshojmë të kaluarën por kemi obligim moral dhe kombëtar  që të punojmë për një te ardhme me te mire dhe te sigurt për fëmijët tanë për rininë e Kosovës për nenat dhe motrat tona që u keqtrajtuan dhe u përdhunuan nga Ushtria dhe Policia serbe.

Ky seminar është një hap i vogël I UHZ-së, dhe do shërbej si argument ne sensibilizimin e Organeve të Drejtësisë qe t’i nxjerrin para drejtësisë dhe te marrin dënimin e merituar te gjithë ata kriminel qe shkelen të gjitha ligjet e luftës. Ju faleminderit”, ishte ky fjalimi i rektorit  Millaku.

Te pranishmeve ju drejtuan edhe ambasadorja e vullnetit te mire znj. Elvana Shala, e cila diskutoj për rendësin e fushatës “Një Fije Drite” e cila theksoi: Qe është mjaft e rëndësishme futja ne librat e historisë e këtyre krimeve makabër të bëra gjate periudhës së luftës . Gjithashtu te pranishmeve I’u drejtuan edhe znj Feride Rushiti- KRCT, znj. Leonora Selmani ABGJ, znj Veprore Shehu –Medica, te cilat theksuan rendësin e vetëdijesimit, ndjekjes dhe ndëshkimit te te gjithë kryesve të këtyre veprave kriminale.

Poashtu, prorektojra Prof.Ass.Dr Sabiha Shala pas përshëndetjes se te pranishmeve dhe falënderimin për pjesëmarrje, “Ne fakt ne si Universitet arritëm sot qe te organizojmë ketë seminar për te kontribuar sado pak ne pritjen e vetëdijes per kërkimin e drejtesisë për këtë kategori te shoqerisë tone. Si do qe te jete, si prorektorë për mësim do te shfrytëzoj rastin qe edhe nga kjo foltore te ju beje thirrje te gjithëve por ne veçanti stafit akademik, studenteve te pranishëm ne ketë seminar qe te japin kontributin e tyre për këtë kategori të shoqerisë plage te shkaktuar nga lufta ne Kosove.

Prorektorja, Prof.Ass.Dr. Sabiha Shala, theksoi qe ne kuader te fakultetit juridik te Universitetit Haxhi Zeka, se fusha e pare e cila do te jete subjekt i hulumtimit nga ana e instinktit qe do te themelohet shumë shpejt do të jetë pikërisht caku i hulumtimit të kësaj kategorie të viktimave”.

Lidhur me ketë Dekan-ja e fakultetit Juridik i ftoj të pranishmit qe të ju beje pyetje panelistëve ne lidhje me ketë fenomen, me ç’rast u zhvillua një diskutim produktiv lidhur me këtë fenomen mjaft të ndieshëm për shoqerine tone, ne fund pjesëmarrësve i’u shpërndan çertifikata.