Sëmundja që ndryshoi garën. Të gjithë skenarët e zgjedhjeve amerikane

13.09.2016 10:45:46

Pneumonia e Hilari Klintonit mund të bëhet përcaktuese për garën për Shtëpinë e Bardhë? Eshtë një risi e papritur, hap shumë skenarë të rinj. Aq më shumë që ndodh pas disa javëve, kur Klintoni binte në sondazhe dhe Trampi po ringrihej. Rikthimi i republikanit ka rivënë në diskutim shtete të rëndësishme, si Florida. Cili do të jetë ndikimi i sëmundjes së papritur? Çfarë do të ndodhte në skenarin më ekstrem, të një tërheqjeje?

Akuzat

Prej kohësh, Trampi dhe mediat sociale të së djathtës po hidhnin dyshime mbi gjendjen shëndetësore të Hilarisë. Duke u nidusr nga një precedent, gjendje e keqe shëndetësore që e kapi në fundin e mandatit si sekretare shteti. Bashkëshorti i saj, Bill Klinton, në atë kohë shkaktoi alarm kur foli për “gjashtë muaj periudhë shërimi”. Tani Trampi zgjedh të mos ndërhyjë dhe bën zotërinë, me urime për shërim të shpejtë për rivalen. Por e djathta ekzaltohet: ja prova që Hilari është një gënjeshtare. Madje, edhe mes demokratëve dhe shtypit liberal ka patur një vërshim kritikash ndaj stafit të Hilarisë, për faktin që vonuan në pranimin e pneumonisë. Tema e pandershmërisë është rikthyer duke persekutuar kandidaten demokrate.

Kush e zëvendëson në fushatë?

Ky mund të transformohet në një lajm të mirë. Deri në shërimin e plotë, Hilari anulon takime të ndryshme elektorale, apo i zëvendëson me lidhje videofonike. Edhe më pas do t’i duhet që të ngadalësojë disi programet masakruese të turneve në shtete të ndryshme. Do të thotë që në vendin e saj, zgjedhësit do të shohin më shpesh Michelë Obamën, shumë popullore, e cila është edhe shumë më efikase për të galvanizuar gratë dhe zezakët; por edhe Bernie Sandersin, Joe Bidenin dhe natyrisht, vetë Barak Obamën. Një përfshirje e tyre më aktive në fushatë, mund të ekuilibrojë mangësinë e karizmës së Hilarisë.

Çfarë ndodh me duelin televiziv?

Debati i parë është fiksuar për në 26 shtator. Nëse Hilari ka vërtetë një pneumoni të thjeshtë, kura me antibiotikë do të duhet ta shërojë më përpara. Përndryshe debati mund të spostohet, por do të ishte një sinjal shqetësues mbi shëndetin e saj. Kur të dy të përballen, ekziston rreziku që zgjedhësit t’i kushtojnë më shumë vëmendje rrathëve të syve dhe kollës së Hilarisë, se sa kompetencës së saj mbi dosjet? A do të bëjë Trampi ndonjë koment negativ në lidhje me faktin që ajo “nuk është në gjendje të udhëheqë kombin”? Sido që të jetë, tema e sëmundjes do të peshojë mbi përplasjen në televizion.

Zhvendosja e votave

Mbi të gjitha, votat kishin nisur të lëviznin edhe para sëmundjes. Maksimumin e avantazhit në sondazhe, Hilari e pati në vijim të konventës demokratike në Filadelfia, në fund të korrikut. Në vitet e fundit kishte nsiur të ngushtohej, madje në disa raste Trampi është barazim, apo edhe pakëz më përpara. Skandali i Fondacionit Klinton ka rënduar, me zbulimet për qasje të privilegjuar në Departamentin e Shtetit, të atyre që kishin dhënë donacione për atë institucion filantropik (duke përfshirë edhe qeveri të huaja). Dhe në brendësi të kësaj dinamike, ndërfutet edhe impakti i sëmundjes. A do të mbizotërojë mosbesimi për shëndetin e Hilarisë? Apo do të mbizotërojë respekti për qëndrimin e saj të fortë përballë vuajtjes? Republikani MekKein bëri një fushatë elektorali në vitin 2006, pavarëssht një tumori të deklaruar. Demokratët shpresojnë që të shpërthejë mbi të gjitha frika nga një fitore e Trampit, për të sjellë në votime të gjitha pakicat progresiste, që nga të rinjtë, tek imigrantët.

Rasti ekstrem: Zëvendësimi

Nëse Hilari do të detyrohej që të braktiste garën përpara 8 nëntorit, krerët e Partisë Demokratike kanë gati planin e emergjencës. Presidenti i komitetit elektoral të konventës së korrikut vë në zbatim nenin 2, paragrafin 7 të rregullores. Eshtë një lloj mini konvente urgjente. Më i avantazhuari për këtë lloj kandidimi do të ishte Bernie Sandersi, si i dyti në zgjedhjet brendapartiake. Një tjetër rast ekstrem do të ishte një fitore e Hilari Klintonit, e ndjekur menjëherë nga një përkeqësim i shëndetit të saj, përpara Ditës së Inaugurimit në janar. Në atë rast do të merrte frenat zëvendëspresidenti i zgjedhur, Tim Kaine.

Skenari optimist

Sëmundja e bën Hilarinë “më njerëzore” dhe e bën të ndihet më pranë zgjedhësve, më pak elitare. Fillohet të kërkohet edhe nga Trampi i njëjti nivel transparence për shëndetin e tij (ka kolesterolin dhe ha shumë ushqime “junk”). Por edhe për shumë skandale të tjerë të manjatit njujorkez: mashtrime, procese gjyqësore, korruptimi i dyshuar i ministrit të Drejtësisë të Floridës, refuzimi për të botuar deklaratat e të ardhurave, gënjshtrat e përsëritura. Por ndoshta kjo është një ëndërr. Për momentin ka dy pesha dhe dy masa, Hilari e di: “Eshtë zhgënjyese, por është peisazhi ku jetojmë”. Hapësira që mediat i dedikojnë Trampit, justifikohet prej presidentit të Cbs: “Trampi mund të jetë dëm për Amerikën, por i bën shumë punë CBS-it”. /La Repubblica