Sëmundjet e sistemit për qarkullim, shkak më i shpeshtë për vdekshmëri në Maqedoni

07.06.2017 15:13:02

Në Republikën e Maqedonisë, vitin e kaluar, numri i personave që kanë ndërruar jetë, është zvogëluar për 0.2% dhe është 20.421 persona, njofton Enti shtetëror për statistikë (ESHS).
Sipas të dhënave të publikuara, numri më i madh janë të gjinisë mashkullore edhe atë 10.746 apo 52.6% nga gjithsej personat e vdekur. Numri i foshnjave të cilat kanë ndërruar jetë, është 273 dhe pjesëmarrja e tyre në numrin e përgjithshëm të personave të vdekur është 1.3 në 100 persona të vdekur, njofton AIM.

Mosha mesatare tek personat e vdekur të gjinisë mashkullore është 70.3 vjeç, ndërsa 74.7 vjeç tek personat e gjinisë femërore, apo 4.3. vjet më e lartë shënohet te mosha mesatare tek gratë. Dhjetori i vitit 2016 regjistron më shumë raste të vdekshmërisë, edhe atë 2.022 persona.

Si edhe viteve të kaluara, pjesëmarrje më të madhe kanë personat e vdekur prej sëmundjeve të sistemi për qarkullim 53.3% prej numri të përgjithshëm të të vdekurve, më pas paraqiten neoplazmat me 1%, raste tek të cilat shkak për vdekjen janë endokrinet, sëmundjet nutritive dhe metabolike janë përfaqësuar me 5.5%, ndërsa rastet tek të cilat shkaku për vdekje janë sëmundjet e sistemit respirator ku janë përfaqësuar me 4.1% të personave të përgjithshëm të vdekur.