Senati i UP-së miraton kërkesën e studentëve, afati i prillit mbahet në qershor

29.05.2020 16:29:42

Pas një diskutimi të gjatë Senati i Universitetit të Prishtinës morri vendim që provimet e afatit të prillit të mbahen në qershor.

Afati i parregullt me dy provime dhe afati i rregullt, poashtu edhe të mbahet në shtator me dy afate. Shtatori një me dy provime dhe afati tjetër i shtatorit të jetë i rregullt, kurse për datat e provimeve u la të caktohen nga fakultetet përkatëse.

Rektori i Universitet të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema kërkoi mirëkuptim para se të vendoset për këtë pikë të rendit të ditës.

“Një takim me ministren Bajrami na është thënë që deri ka fundit i korrikut nuk do të përfundojë organizimi i provimit të maturës, në fillim të gushtit është mundësia reale të fillojmë me regjistrim, deri me 15 gusht mundemi me pas hapësirë që studentëve t’u ofrojmë një kohë më të gjatë, të marrim një vendim i cili do të jetë i arsyeshëm e i realizueshëm. Kërkoj që diskutimet të jenë në frymën e gjetjes se një zgjidhje që studentët të jenë të kënaqur” tha Dema.

Florian Divolaku, përfaqësues i studentëve në senat lexoi propozimet e studentëve. Divolaku kërkoi që afati i prillit të zëvendësohet në qershor.

“Dy propozime të favorshëm, 11 fakultete kanë dërguar 2 propozime të favorshme, provimet nuk lejohen të organizohen para datës 16 qershor, mbajtja e afateve të rregullt në qershor dhe shtator si dhe afati i shtatorit me dy provime”.

“Organizimi i një afati të plotë gjatë verës, mbajtja e afatit të shtatorit i rregullt dhe të shtyhet fillimi i vitit akademik për dy javë. Kemi kërkuar shtyrjen e kësaj mbledhje. Presim që kërkesa jonë të aprovohet”, tha ai.

Bujar Dugolli, dekan i Fakultetit Filozofik mbështeti pjesërisht kërkesat e studentëve për mbajtjen e provimeve.

“Kur jetojmë në rrethana të veçanta duhet të mendojmë në të mirë të studentëve, pajtohem që qershori 1 dhe 2 të jetë ashtu siç janë kërkuar nga studentët, datat të jenë fleksibile, me shtyrjen e vitit akademik nuk pajtohem tash nuk e shoh të arsyeshme tash ta shtyjmë. Forma elektronike për ne është e papranueshme, pikërisht që të mos ketë keqpërdorime”, tha Dugolli.

Rektori Dema tha se ishte një semestër ishte shumë sfidues për menxhmentin e UP-së.

“Ishte një semestër me mjaft kthesa dhe mund të thuhet që UP-ja e kreu atë sfidë me sukses, kemi ofruar mësimin virtual që përshtypjet tona të studenteve dhe opinionit janë pozitive, puna laboratorike dhe do të kompensohen”, tha ai.