Sensacionale: Chicharito rikthehet në La Liga

18.10.2016 15:37:39

Javier Hernandez Chicharito pritet të rikthehet te Real Madridi.

Forma e jashtëzakonshme e Chicharitos në Bundesligë te Bayer Leverkuseni, ka rihapur dyert e “Santiago Bernabeus” për futbollistin.

Kështu deklaroi anëtari i bordit të Realit, Santiago Aguado, gjatë një vizite në Meksikë.

“Do të më pëlqente nëse Chicharito të rikthehej te Reali. Ne besojmë që ai është një futbollist i madh”, deklaroi Aguado,  përcjellë “Lajmi.net”.

Gjithsesi, Chicharito ka kontratë me klubin kuqezi nga Gjermania, por ëndrra e tij për t’u rikthyer te Reali mund të bënte që gjërat të ndryshojnë.