Serbët kërkojnë nga KFOR-i dhe EULEX-i siguri për një marsh nga Merdarja deri në Tiranë!

30.09.2017 20:23:25

Shoqatat e familjeve të kidnapuara dhe të vrarëve në Kosovës kanë kërkuar nga KFOR-i dhe EULEX-i që t’i lejojnë ata që të mbajnë “Marshin e së vërtetës dhe drejtësisë”, nëpër disa zona, për të kërkuar drejtësi për torturat siç pretendojnë ata që janë bërë në të ashtuquajturën “Shtëpinë e Verdhë” në Shqipëri.

Sipas kësaj shoqate, qëllimi i këtij marshi është për të tërhequr vëmendjen për “krimet e pandëshkuara ndaj serbëve”.

“Ne familjet e të kidnapuarave dhe vrarëve në Kosovë, kërkojmë nga KFOR-i dhe EULEX-i që të sigurojnë kalim të lirë dhe të qetë të marshit të së vërtetës dhe drejtësisë, e cila do të kalojë nga Prishtina-Bondstill-Drenica, e deri te ‘Shtëpia e Verdhë’ në Tiranë”, thuhet në deklaratë, transmeton lajmi.net

Ata pretendojnë se disa krime që janë kryer në afërsi të Podujevës janë mbajtur të heshtura nga KFOR-i dhe UNMIK-u.

Njoftimi nuk ka bërë të ditur se a do të mabhet ky marshim apo jo.