Serbët nuk shkojnë në Mushtisht

28.08.2016 12:14:04

Reporterët e KosovaPress nga Suhareka raportojnë se autobusët me serbë, të përcjellë nga Policia e Kosovës, sapo janë tërhequr nga qëndrimi në pritje për të hyrë në fshatin Mushtisht.

Ata janë kthyer mbrapa në pamundësi për të rrezikuar që të futen në fshatë, për shkak se situata përbrenda fshatit është e tensionuar si pasojë e protestuesve që kanë bllokuar rrugën.

Edhe pse policia ka arrestuar disa persona dhe ka tentuar mbi dy herë që të shpërndajë turmën e protestuesve, ata nuk ia kanë dalë që ta lirojnë rrugën.