Serbët thonë se nuk do ta shantazhojnë Qeveirnë Haradinaj

10.09.2017 21:33:58

Një punë si rrallëherë tjera filloi mëngjesin e së dielës në objektin e Qeverisë së Kosovës. Nga lartë, punëtorët u lëshuan me litar për të pastruar gjithë xhamat e ndërtesës kryesore politike të vendit. Rregullime u bënë dhe në oborrin qeveritar.

Të hënën në këtë objekt pritet të ndodh pranim dorëzimi i detyrës së Kryeministrit: nga kryeministri në ikje, Isa Mustafa, te kryeministri i ri i zgjedhur të shtunën në mbrëmje, Ramush Haradinaj. Këtij të fundit, partneri I koalicionit kryetar, kryetari i PDK-së,. Kadri Veseli, po ia parasheh një qeverisje të fortë e me afat të plot.

Mendim të kundërt me Veselin kanë nga partitë opozitare, LDK e VV, sipas të cilëve kjo qeveri varet nga Beogradi.

Zëvendëskryeministri i zgjedhur, Dalibor Jevtiq, thotë se qeverisja e re varet nga ta porse nuk do të bëjnë shantazhe.

“Por, Lista Serbe do t’i mbrojë interesat e popullit”, thotë ai. /Klan Kosova/