Serbët vazhdojnë ta “vajtojnë” 14 tetorin e vitit 2014 (FOTO)

14.10.2016 21:52:47

Sot bëhen dy vite nga ndeshja e vlefshme kualifikuese për Kampionatin Evropian ‘Euro 2016’ mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Incidentet që ndodhën pas lëshimit të dronit me një simbol kombëtar shqiptar nga Ballist Morina, bën që kjo ndeshje të hyjë në ndeshjet më problematike në historinë e futbollit.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 41’, dhe për fatin e saj vendosi CAS, ku Shqipërisë ia dhuroi tre pikë në tavolinë, që në fund dolën të jenë vendimtare për kualifikim për në ‘Euro 2016’.

Nata e 14 tetorit të vitit 2014, është shkruar me shkronja të zeza në kalendarin e futbollit serb. Kështu së paku shkruan ‘Telegraf.rs’.

“Për shumë tifozë të Serbisë, 14 tetori është shkruar me shkronja të zeza në kalendarin e futbollit. Ne jemi në mes të Beogradit, në ndeshjen kundër Shqipërisë, në kuadër të kualifikimeve për EURO ne përjetuam një shuplakë të tillë”, shkruan kjo medie, përcjell lajmi.net.

14 tetorin ka kujtuar edhe ‘Kurir’, që merret edhe me Ballistin, protagonistin e asaj nate.