Serbi, dy të vdekur dhe 74 raste të reja me coronavirus

15.09.2020 17:54:38

Serbia ka regjistruar 74 raste të tjera të infeksionit me coronavirus deri në orën 3 pasdite gjersa dy persona vdiqën, ndërsa 365 pacientë u shtruan në spital.

Në Serbi, 7,709 njerëz janë testuar për praninë e COVID-19 që prej raportimit të fundit të gjendjes.

Një total prej 735 njerëz kanë vdekur në Serbi që nga fillimi i epidemisë. Kjo ka bërë që shkalla e vdekshmërisë është 2.26 për qind, shkruan b92.

Sipas të dhënave të fundit, 28 pacientë po trajtohen me oksigjeno terapi. Deri më tani, në Serbi janë konfirmuar gjithsej 32,511 raste të infeksionit.

Ndryshe, 1,041,697 mostra janë testuar që nga fillimi i pandemisë globale.