Serbia do përmbysjen e Qeverisë së Kosovës për një koalicion PDK -VV e të tjerët me kryeministër Albinin ose Visarin

08.01.2017 14:45:10

Nga Rexhep Kastrati

Tashmë kur gjithë vëmendja është përqëndruar te rasti “Haradinaj”, sikur nuk po vihet re heshtja e apo “zhdukja” e Albin Kurtit. Ku ndodhet ai? A ndodhet në Kosovë? Po kur u bë protesta për Ramushin pse nuk ishte ai? Edhe në dymujorin e vdkjes së Astrit Deharit, Albini nuk u duk. Mungesa e tij në këto kohë dhe në këto zhvillime është e pazakontë, kur dihet se në 28 nëntorin e vitit 2015, ishte shfaqur edhe pse kishte një masë ndalese. A duhet ta kutpojmë këtë mungesë në kontekst të platformës së përbashkët me Beogradin për të përmbysur institucionet e Kosovës? Kjo për faktin se edhe Alekandër Vulin, edhe Visar Ymeri e Albulena Haxhiu kanë dalë me qëndrim të njëjtë: rrëzimi i Qeverisë së Kosovës. Po pse Serbia ka dalë kaq hapur me qëllimin për ta përmbysur Qeverinë e Kosovës, dhe pse pa hezitim dhe fare hapur edhe sekta okulte e Albinit ka dalë me deklaratë të hapur për rrëzimin e Qeverisë? Është e qartë se sekta okulte dhe në përgjithësi linja e Tiranës/ Kretës dhe ajo udbasho-jugosllavokomuniste që me formimin e kësaj Qeverie kanë kërkuar zgjedhje, emë pastaj kanë kërkuar përmbysjen me dhunë të saj. Gjatë tërë këtyre dy viteve kam thënë vazhdimisht se sekta okulte e Albinit dhe në përgjithësi dy linjat e lartpërmendura po bëjnë gjithçka për ta rrëzuar këtë Qeveri, se pse nuk po mund të pajtohen që LDK ta drejtojë atë. Edhe Serbia historikisht ka qenë kundër rolit udhëheqës të LDK-së. PDK, edhe pse është munduar ta mbajë fshehur këtë qëllim, gjatë muajve të fundit të vitit të kaluar, kryetari i saj, Kadri Veseli kishte shprehur hapur dëshirën për zgjedhje të parakohshme. Në këtë mënyrë ishte bërë e qartë se këto dy linja kishin një qëndrim të përbashkët kundër kësaj Qeverie, kurse shpërfaqja e hapur e qëndrimit të njëjtë edhe nga ana e Beogradit, ka bërë të qartë përfundimisht se sekta okulte e Albinit dhe dy linjat në fjalë janë duke zbatuar vetëm skenarë serbo-rusë dhe të aleatëve të tyre. Dhe e kanë bërë kaq publike, sepse tashmë të gjitha atutë dhe mekanizmat i kanë vënë në lojë, kurse arrestimi i Ramushit është vetëm pjesë e këtij mekanizmi. Është kështu, sepse Serbia përfundimisht do të angazhohet që të krijojë provokime për të tensionuar situatën në Kosovë, për të bllokuar punën e institucioneve, si dhe për të afirmuar të gjithë ata që duan përmbysjen e Qeverisë së Kosovës. Dhe Serbia do që të përmbyset kjo Qeveri për të krijuar një koalicion PDK – VV – Lista “Srpska” me kryeministër Albin Kurtin apo Visar Ymerin, sepse një koalcion i tillë bën të mundur realizimin e platformës së përbashkët të Serbisë dhe të sektës okulte të Albinit për ndarjen e Kosovës. E kam thënë shumë herë se platforma e Albin Kurtit për referendum për bashkim kombëtar nuk është asgjë tjetër pos kopje e platformës së Boris Tadiqit, e të cilin disa herë e ka përmendur në një mënyrë tjetër edhe Daçiq. Dhe përpjekja për komprometimin e institucioneve të Kosovës ka për qëllim deinstitucionalizimin e shtetit të Kosovës dhe për pasojë ndarjen e drejtpërdrejtë, ose nëpërmjet rikthimit në gjendjen para vitit 2018, pra rihapjen e statusit të Kosovës. Serbia do në këtë mënyrë që porcesi i prishjes së baraspeshës dhe paqes në rajon të fillojë në Kosovë gjatë vitit 2017, kurse më 2018 të vazhdojë në Bosnjë. Prandaj, kam thënë më herët se viti 2017 do të jetë në funksion të vitit 2018. Pra, Serbia do të fillojë ndryshimin e kufijve në rajon nga Kosova, që tërë përgjegjësinë dhe pasojat t’ia lërë asaj, e pataj të vazhdojë me Bosnjën. Izetbegoviq tashmë e ka deklaruar se Milorad Dodik do që më 2018 të shpallë shkëputjen e Republika Srpskës. Mirëpo, Serbia e di se nuk mundet si herën e parë kur filloi shpërbërja e ish-Jugosllavisë t’u prijë ajo proceseve, por do që Kosova t’u prijë këtyre proceseve, për të bartur edhe pasojat. Prandaj, qysh në fillim të këtij viti, edhe Serbia, edhe sekta okulte e Albinit kanë filluar në mënyrë agresive: arrestimi i Ramush Haradinajt dhe deklaratat e forta të fillimvitit nga ana e Albulena Haxhiut dhe Visar Ymerit për rrëzimin e Qeverisë janë vazhdim i angazhimeve anarkiste të dy viteve të fundit, por edhe si një fazë e drejtpërdrejtë dhe shumë agresive e dinamike që do të shoqërohet me sfida, me provokime dhe me veprime shumë të rënda për Kosovën dhe institucionet e saj. Prandaj, duhet ta kemi të qartë të gjithë: rrëzimi i kësaj Qeverie si qëllim i përbashkët i sektës okulte të Alinit dhe i Beogradit, pra si qëllim kryesor do të synojë të realizohet me të gjitha mënyrat legale dhe ilegale, të ligjshme dhe të paligjshme, paqësore dhe të dhunshme. Serbisë i duhet patjetër një koalicion qeverisës PDK-VV dhe të tjerët bashkë me listën “Srpska”, dhe gjithë investimi i saj do të jetë pikërisht në këtë drejtim.