SERBIA E TRONDITUR: Rusia ndoshta njeh pavarësinë e Kosovës

20.01.2017 23:21:09

Deklarata e ekspertes për Rusinë në Britaninë e Madhe, Mary Dejevsky, se Moska mund ta njoh pavarësinë e Kosovës në kuadër të përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet Amerikës dhe Rusisë, e ka vënë në panik politikën dhe mediat në Serbi.

 

“Njëra nga ekspertet më të mira në Britani dhe komentatorja e shquar për Rusinë ka theksuar se ekziston mundësia që Rusia ta pranojë pavarësinë e Kosovës, si pjesë e një marrëveshjeje të gjerë ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës, pasi që Donald Trump ka marrë pozitën e presidentit të SHBA-së”, citojnë mediat serbe eksperten britanike, transmeton lajmi.net.

Kolumnistja e “The Guardina” e ka ngritur këtë ide në revistën katolike “Tablet” në numrin e 21 janarit, duke parashikuar për idetë që do të dalin pas takimit ndërmjet Trumpit dhe Putinit në një të ardhme të afërt.

Ary Dejevsky, shkruan “Blici” serb, takohet rregullisht me liderët e Kremlinit përmes grupit “Valdai”, grup ky që takohet me zyrtarët rusë çdo vjeshtë.

“Putini përgatit shok për serbët? Rusia ndoshta njeh pavarësinë e Kosovës që të pajtohet me Amerikën”, është titulli i gazetës më të madhe serbe, “Blic”.

“Ajo ka sugjeruar se Moska mund ta njoh shtetin e Kosovës si pjesë e pakos së marrëveshjeve, qëllimi i së cilës do të ishte përmbyllja e një sërë mosmarrëveshjes diplomatike që kanë cenuar marrëdhëniet ndërmjet dy fuqive”, shkruan “Blic”, duke cituar eksperten britanike.