Serbia i ka borxh Kosovës 20 miliardë dollarë për Trepçën, tha Mustafa

18.10.2016 21:55:05

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetari i Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa, ka thënë se Serbia i ka borxhe të mëdha Kosovës.

Vetëm për Trepçën, sipas tij, Serbia i ka jo më pak se 20 miliardë dollarë borxhe.

Mustafa ka përkujtuar se ky shtet, pos për Trepçën, dhe pos për dëmet e luftës, ka edhe borxhe të tjera të cilat asnjëherë deri më tani nuk ka marrë mundin që t’i shlyejë.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se Serbia në vend se të merret me çështjen e ligjit për Trepçën, më mirë do të ishte të merrej me obligimet që i ka ndaj Kosovës.

Çështja e borxheve, ka thënë Mustafa në Tribuna Channel, është hapur qysh në bisedimet e Vjenës