Serbia i mban zgjedhjet më 21 qershor

04.05.2020 18:26:45

Serbia do të organizojë zgjedhje në cep të verës.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se më 21 qershor do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe lokale.

Këtë ai e ka bërë të ditur pas një takimi të mbajtur me përfaqësuesit e nëntë listave politike të cilat kanë konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhje, shkruan Tanjug.