Serbia krijoi ”Shqipërinë e madhe” për qëllime ekspansioniste, tha Phillips

31.05.2017 16:05:49

Analisiti amerikan David L Philips, ish-këshilltar i sekretares së Shtetit Amerikan, Hillary Clinton, drejtor në Comlumbia University dhe kolumnist në Huffington Post e New York Times, tha se Serbia së bashku me Rusinë po e përdorin konceptin e Shqipërisë së Madhe për të arsyetuar agjendën e tyre ekspansioniste.

Ai mbajti ligjëratë dhe diskutim të hapur në Kolegjin Universum, ku foli për çështjet më të rëndësishme për Kosovën dhe rajonin.

Gjatë diskutimit për rolin e shqiptarëve në Ballkan, Philips tha përafrimi i politikave të jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë, bashkëpunimi dhe harmonizimi i politikave ekonomike dhe mbrotjën e të drejtave të të gjithë shqiptarëve në Ballkan nuk e krijojnë Shqipërinë e Madhe por Shqipërinë Normale.

Duke folur për nevojën e shqiptarëve për t’u mbrojtur nga rreziqet e jashtme, Philps tha duhet të krijohet një kulturë e ngjashme me atë të NATO-së, ku kërcënimi apo rrëzimi i jetës së shqiptarëve në një vend/rajon nënkupton rrezikimin e jetës së shqiptarëve në gjithë Ballkanin. Prandaj është e rëndësishme të krijohet një politikë “një për të gjithë, të gjithë për një, apo një mini-Nato shqiptare”.

Philips e përmbylli ligjëratën me një fjalim emocionues dhe inkurajues për të gjithë studentët, duke i treguar atyre se tiparet e shqiptarëve i kanë mbijetuar shumë problemeve me të cilat jemi ballafaquar, andaj edhe shprehu bindjen se kemi kapacitetin njerëzor për të dalë fitimtarë edhe nga sfidat e fundit të cilat na presin.