Serbia kthen borxhin e Kosovës deri më 2041

07.07.2017 11:08:21

Borxhi i jashtëm i Kosovës, siç u mor vendim më 30 qershor të këtij viti, bart shumën e 304, 5 milionë euroa. Por këtë borxh nuk do ta paguajë Republika e Kosovës, por Serbia, e këtë do ta bëjë deri më 2041, kur të përfundojë rata e fundit e borxhit ndaj kreditorëve.

Ndërkohë që, sikundër bëjnë të ditur mediat serbe, borxhi më i madh është paguar nga Serbia, ngase  këto obligime kanë dalë para dhjetë vitesh, kur borxhi arrinte shumën e miliarda eurove, transmeton RTK.

Sipas të dhënave nga Banka Kombëtare e Serbisë (NBS), obligimet ndaj Kosovës Serbia ka marrë sipas riprogramimeve të marrëveshjeve ku është marrë vendim gjatë periudhës 2002-2005, borxhi arrinte 932,73 milionë euro. Pjesa më e madhe e borxheve ishin të periudhës së viteve ’70-ta e ’90-ta, të shekullit të kaluar.

Guvernatorja e Bankës Kombëtare e Serbisë (NBS), Jorgovanka, Tabakoviq, deklaroi për mediat serbe se këtë borxh po e lanë ngase Serbia, sipas saj, e konsideron Kosovë territor të vetin.

“Kjo është çështje specifike. Serbia paguan borxhin e Kosovës, sepse Kushtetuta e saj e konsideron Kosovën si pjesë të Serbisë”, deklaroi guvernatorja e Bankës serbe, Tabakoviq, për mediat serbe.

Tutje, guvernatorja e Bakës serbe, Jorgovnaka Tabakoviq, theksoi se që nga viti 2002 Serbia ka paguar një pjesë të borxhit publik të jashtë, që janë shfrytëzuar nga Kosova, që arrin shumën e 649,68 milionë eurove.

Por që, borxhi që do ta paguajë Serbia, sipas guvernatorës së Bakës serbe, do të vazhdojë të paguhet deri më 2041.

Borxhi i jashtëm i Kosovës, siç u mor vendim më 30 qershor të këtij viti, bart shumën e 304, 5 milionë euroa. Por këtë borxh nuk do ta paguajë Republika e Kosovës, por Serbia, e këtë do ta bëjë deri më 2041, kur të përfundojë rata e fundit e borxhit ndaj kreditorëve. Ndërkohë që, sikundër bëjnë të ditur mediat serbe, borxhi më i madh është paguar nga Serbia, ngase  këto obligime kanë dalë para dhjetë vitesh, kur borxhi arrinte shumën e miliarda eurove, transmeton RTK. Sipas të dhënave nga Banka Kombëtare e Serbisë (NBS), obligimet ndaj Kosovës Serbia ka marrë sipas riprogramimeve të marrëveshjeve ku është marrë vendim gjatë periudhës 2002-2005, borxhi arrinte 932,73 milionë euro. Pjesa më e madhe e borxheve ishin të periudhës së viteve ’70-ta e ’90-ta, të shekullit të kaluar. Guvernatorja e Bankës Kombëtare e Serbisë (NBS), Jorgovanka, Tabakoviq, deklaroi për mediat serbe se këtë borxh po e lanë ngase Serbia, sipas saj, e konsideron Kosovë territor të vetin. “Kjo është çështje specifike. Serbia paguan borxhin e Kosovës, sepse Kushtetuta e saj e konsideron Kosovën si pjesë të Serbisë”, deklaroi guvernatorja e Bankës serbe, Tabakoviq, për mediat serbe. Tutje, guvernatorja e Bakës serbe, Jorgovnaka Tabakoviq, theksoi se që nga viti 2002 Serbia ka paguar një pjesë të borxhit publik të jashtë, që janë shfrytëzuar nga Kosova, që arrin shumën e 649,68 milionë eurove. Por që, borxhi që do ta paguajë Serbia, sipas guvernatorës së Bakës serbe, do të vazhdojë të paguhet deri më 2041.