Serbia lë 4 mijë shqiptarë të Luginës së Preshevës pa shtetësi (Video)

Serbia lë 4 mijë shqiptarë të Luginës së Preshevës pa shtetësi (Video)

09.04.2017 09:31:11

Politikat serbe që po zbatohen në Luginën e Preshevës, aktualisht i kanë lënë rreth 4 mijë shqiptar pa shtetësi apo qytetarë të “askujt”.

Situata në Luginën e Preshevës është tensionuar mjaft shumë dhe rrezikon të shpërbehet, për shkak të dëbimeve masive të shqiptarëve nga ajo pjesë nga ana e Serbisë.

I përndjekuri politik dhe tani ligjërues i marrëdhënieve ndërkombëtare Fatmir Arifi, thotë se Serbia, përmes strategjisë së saj po shkatërron gjithçka shqiptare.

Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar për Luginën e Preshevës, thotë se vazhdimisht po ushtrohet dhunë psiqike nga ana e Serbisë në këtë pjesë, duke i detyruar të largohen mijëra shqiptarë, nga 100 mijë sa ishin atëherë, tash janë 60 mijë.