Serbia në ofensivë kundër shqiptarëve për goditjen përfundimtare

26.09.2017 13:02:55

Nga Rexhep Kastrati

Pas formimit të Qeverisë Mustafa, Serbia kaloi hapur në ofensivë: Vuçiq pat ardhë në Graçanicë me gjysmën e kabinetit, përfshirë ministrin e Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes.

Fill pas kësaj, Serbia në mënyrë provokative solli në Gjakovë disa serbë gjoja për Krishtlindje ortodokse kur ndodhi incidenti i njohur.

Pasuan dy provokime të dy Aleksandrëve: Vulinit dhe Jabllanoviqit. I pari e keahasoi Kosovën ne Sirinë, kurse Gjakovën me Raqqa-n, kurse i dyti i ofendoi nënat gjakovare.

Pas kësaj, ofensivën serbe e vazhdoi VV, AAK, Nisma, e mbështetur nga PDK dhe nga korpusi medietik i kontrolluar nga to, që synonte rrëzimin e Qeverisë dhe destabilizimin e vendit.

Nga 2015 e deri sa u rrëzua Qeveria Mustafa, ofensiva e Serbisë vazhdoi me orkestrimin e formave agresive, anarkiste dhe tribale të kundërvënies ndaj shtetit.

Pasojë e ofensivës së Serbisë, Kosova dhe shqiptarët u përballën me eskalim situate me mundësi kalimi në luftë brendashqiptare, ashtu siç kishte kërcënuar Albin Kurti, Ilir Deda etj., si dhe ishte penguar anëtarësimi i Kosovës në UNESCO.

Dhe krejt në fund, Serbia nxori kokën dhe veten si orkestruese të gjithë zhvillimeve anarkiste dhe destabilizuese në Kosovë dhe kërkoi hiç më pak se rrëzimin e Qeverisë “Mustafa”.

Kulmi u arrit kur PDK, VV, AAK, Nisma, Lista “Srpska” dhe pakicat tjera u bënë bashkë dhe çuan në vend urdhërin e Serbisë për rrëzimin e Qeverisë “Mustafa”.

Ajo që pasoi zgjedhjet e 11 qershorit e nxori edhe më shumë në sipërfaqe protagonizmin e Serbisë në zhvillimet në Kosovë: krijimi i një Qeverie të kontrolluar nga Beogradi dhe që në fakt u krijua një Qeveri Ramushi-Gjuriq që po zbaton pikë për pikë planet serbe kundër Kosovës: 1. tërhoqi kërkesën për anëtarësim në INTERPOL; 2. ndërlidhi FSK-në me Asociacionin dhe ka devalvuar shumë të gjitha proceset tjera.

Në një situatë të tillë, Gjuriq që bashkë me Ramushin drejton de facto Qeverinë e Kosovës nënshkruan marrëveshje me një organizatë ruse për të operuar në Kosovë, kurse asnjë reagim nga institucionet e Kosovës.

Në anën tjetër, Qeveria e Serbisë ka shkarkuar znj. Sinani, kryetaren e Preshevës pse kundërshtoi një Këshill të drejtuar nga një shqipfolës.

Pra, ofensiva serbe tashmë duket, ashtu siç duket edhe eshaloni politik dhe medietik kundërshtetëror dhe kundërkombëtar në Kosovë, qëllimi i të cilëve është realizimi i interesave serbe në Kosovë e që duhet t’ia hapin rrugën ndeyshimeve të kufijve në rajon, pra t’i paraprijnë referendumit në Republika Srpska për shkëputje nga Bosnja e që pritet të mvahet më 2018.