Serbia n’përkrahje të LVV-së dhe Albin Kurtit !

05.10.2019 20:44:24

Nga: Fatmir Bajraj

I “rrezikshmi” për Serbinë, i rrezikshëm për Kosovën. Pse dhe çfarë do Beogradi dhe mediat n’sherbim të tij ? Pse mu n’prag të votimit për Parlamentin e Republikës së Kosovës? Beogradi zyrtar përmes mediave të shkruara dhe elektronike, thyen heshtjën parazgjedhore për zgjedhjet politike (parlamentare) n’Kosovë, përqonë mesazhin, përcjellë synimin dhe anon hapur pro LVV-së dhe Albin Kurtit. Beogradi zyrtar, duke njohur mirë mendësinë dhe mentalitetin rural të shqiptarëve të Republikës së Kosovës, duke njohur mirë dhe teper mirë sentimentin e kundër-reagimit të tyre pas një deklarimi perfid & bizar në lidhje me preferencat për zgjedhjet n’Kosovë, dhe duke njohur dhe ndie peshën e akëcilit pretendent për postin e Kryeministrit dhe rolin e dialogut në Bruksel, përdorë metoda perfide të të një politike të vjetër mesjetare në stilin e njohur : – Shqiptarin që lavdëron Serbia, nuk e preferojnë shqiptarët, – Shqiptarin që preferon Serbia, nuk e duan shqiptarët, dhe – Shqiptarin që e paraqet si t’rrezikshëm për Serbinë, e preferojnë shqiptarët gjithandej, pa mënduar shumë..! Në këtë sens dhe diskurs politik, sillet Beogradi dhe media e Serbisë armike n’rastin e LVV-së dhe Albin Kurtit si pretendent për postin e Kryemnistrit të Republikës së Kosovës. – Narrativa, Beogradi shpreh panikë, realisht thërret që të votohet LVV-ja e Albin Kurtit, ngase ; nga dy të kqija, Serbija zgjedhë t’keqën ma t’vogël, përkatsisht në mes të LDK-së dhe Vjosa Osmanit, Serbia pozicionohet pro LVV-së dhe Albin Kurtit. Serbia dhe mediat e kontrolluara nga Vuqiqi e dijnë mirë se PAN-Serbia ka perenduar n’Kosovë për një kohë të gjatë, andaj i’a “prejnë” heret vijat, duke u pozicionuar kundër LDK-së shtetëformuese dhe Kryeministres se re të Republikës së Kosovës, e cila e fitoj betejën juridike në GJND, dhe do t’i fitoj edhe betejat tjera të radhes kundër Serbisë armike. Serbia e njeh dhe di mirë se LVV-ja dhe lideri i saj Kurti, nuk janë dhe s’mund të jen të “rrezikshëm” për Serbinë dhe dialogun e Brukselit, duke njohur mirë edhe sjelljet, ideologjinë dhe performimin e kësaj të fundit gjatë gjithë historikut të Levizjës. – Beogradi e di mirë se si e vlerëson Bashkësia Nderkombëtare dhe veqanarisht qendrat e vendosjes ; Berlini, Brukseli & Uashingtoni, lidershipin e eLVV-së ndër vite, andaj parapelqen LVV-në dhe Albin Kurtin dhe jo LDK-në dhe Vjosa Osmanin. Me LVV-në dhe Kurtin, Beogradi dhe mbeshtetësit e politikes hemogjeniste serbe, e kanë ma lehtë se sa e kishin me Hashimin & Kadrinë, dhe s’fundmi me Ramushin mediokër. Albini përkundër Vjosa Kryeministre, do ishte një favor për Beogradin e Vuqiqit, padyshim. Andaj, t’a lexojmë drejtë duke e deshifruar e xhveshur pozicionimin hileqarë të armikut, duke bërë të kundërtën e asaj që do armiku, e jo të kundërtën e asj që proklamon. S’do shumë mendë & dije për t’kuptuar kurthin & lakun e armikut shekullor-serb.