“Serbia peng i iluzioneve të veta”

“Serbia peng i iluzioneve të veta”

10.07.2017 10:39:01
Ish ambasadori i Serbisë në SHBA, Millan St. Protiq, deklaroi se për zgjidhjen e çështjes së Kosovës nuk janë të gatshëm as qeveria e as populli, bile as kanë qenë më herët.

Në pyetjen se si do ta zgjidhte problemin e Kosovës, ish ambasadori në SHBA, Protiq, u përmbajt nga përgjigja, sikundër deklaroi se po tregohej  kujdesshëm nga keqkuptimit i mendimit të tij ndaj çështjes në fjalë, sepse, “kur të kafshon gjarpër frikohesh nga hardhuca”, deklaroi ai në “Blic”.

Ndërkaq në kohën sa ishte ambasador në SHBA, Protiq shtoi se askush nuk i ka kërkuar ta njihte Kosovën si shtet, por që kjo është nënkuptuar, transmeton RTK.

Në konstatimin e bërë nga “Blic” se Kosova gjithnjë e më qartë duket se Kosova do të pranohet në UNESCO, ish ambasadori Protiq, u përgjigj me një “PO”

“Jemi peng i iluzioneve tona ku dëshirojmë të besojmë pavarësisht nga gjendja reale. “Më lehtë është të jetosh në iluzione”, deklaroi në fund të intervistës ish ambasadori i Serbisë në SHBA, Millan St. Protiq.