SERBIA PRET NDIHMË NGA RUSIA PËR PARANDALIMIN E USHTRISË SË KOSOVËS

SERBIA PRET NDIHMË NGA RUSIA PËR PARANDALIMIN E USHTRISË SË KOSOVËS

13.03.2017 15:55:51

“Qeveria e Serbisë duhet të kërkojë zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që nuk lejojnë krijimin e forcës së armatosur të Kosovës”, i ka thënë Sputnik-ut rus, presidenti i Partisë Demokratike Serbe, Dragan Sutanovac në përgjigjje të draft-ligjit për transformimin e FSK-së.

 BEOGRAD (Sputnik), Victoria Mladenovich – Të martën, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dërguar në Parlament një draft-ligj që parashikon transformimin e FSK-së në forcë të armatosur, përkatësisht ushtri. Plani është kritikuar të Mërkurën nga shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili shprehu brenga me këtë propozim dhe kërkoi nga Prishtina që të qëndrojë në kontakt me Beogradin, shkruan Sputniku rus.

“Qeveria e Serbisë duhet të reagojë ndaj planit të Kosovës për ta transformuar KSF-në në një forcë të armatosur dhe këtë argument duhet ta mbështesë në marrëvehjen e  Kumanovës që nuk parasheh krijimin e kurrfarë armate në Kosovë e Metohi. Presim të njejtën gjë nga tjerët akterë ndërkombëtarë që kanë marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes”, tha Sutanovac.

Sutanovac i referohej Marrëveshjes Teknike të Kumanovës, si dhe rezolutës 1244 të KS të OKB, që përfundoi luftën më 1999.

Sipas Sutanovac, përpjekjet aktuale të Prishtinës për formimin e armatës së Kosovës ndodhin për shkak “një sërë motivimesh ditore politike” të politikanëve kosovarë dhe tregojnë keqkuptimin e sfidave kryesore, rreziqeve dhe kërcënimeve në shoqërinë kosovare.

“Kosova dhe shoqëria e saj nuk janë nën kërcënim për luftë, por në të njëjtën kohë siguria e qytetarëve të saj është shumë e ulët për shkak të nivelit të lartë të krimit të organizuar. Autoritetet kompetente të Kosovës do duhej të koncentroheshin në forcimin e policisë kriminale dhe forcave të sigurisë që shërbejnë për parandalimin e krimit ndërkombëtar dhe vendor, por poashtu edhe në lidhje me rritjen e ekstremizmit”, ka tënë Sutanovac.

Të Mërkurën, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, tha se ai priste që Bashkimi Evropian, Rusia dhe ShBA-të, të kontribuojnë në përpjekjet e Serbisë për ta kundërshtuar formimin e armatës nacionale të Kosovës.