“SERBIA S`DO LEJOJË QË KOSOVA TË BËHET ANËTARE E OKB-SË”

23.03.2018 12:12:52

Kryetari i Partisë Popullore Serbe, Nenad Popoviq ka thënë se vendi i tij kurrë nuk do t’ia lejojë Kosovës, e as nuk do të bëhet anëtare e Paktit të NATO-s dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në një deklaratë për mediat serbe, ai theksoi se “kushdo që përmes historisë u përpoq të fliste në atë mënyrë me Serbinë si dhe u përpoq ta poshtëronte, dështoi dhe nuk do të kishte sukses në synimet e tyre”, transmeton Klan Kosova.

Serbia, thotë Popoviq, ka një politikë të qartë dhe të fortë të mbrojtjes së integritetit territorial dhe sovranitetit dhe pavarësisht nga të gjitha presionet që i janë bërë popullit tonë, presidentit të shtetit dhe qeverisë së Serbisë, “ne kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e shtetit të rremë të Kosovës dhe as nuk do të pajtohemi se një vend i krijuar nga krimet e NATO-s dhe terroristët UÇK-së, të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara “.