Serbia s’ka fuqi reale në Kosovë – por pa ne s’ka zgjidhje, thotë ministri serb

02.07.2018 12:25:40

Ministri i Tregtisë dhe Telekomunikacionit në Serbi, Rasim Lajiq, është shprehur se pozita e Serbisë në çështjen e Kosovës nuk është e mirë, mirëpo është e sigurt se zgjidhja pa Serbinë nuk bëhet.
Sipas tij, “të gjithë e dimë se pozicioni negociues i Serbisë nuk është i madh dhe se se Serbia nuk ka fuqi reale në Kosovë”.

Lajiq shtoi se Serbia këmbëngul për një zgjidhje kompromisi, pasi çdo zgjidhje e njëanshme do ta vazhdonte problemin në përjetësi, Vecernje Novosti.

Ndryshe, dialogu Kosovë-Serbi ka hyrë në fazën e fundit, javën e kaluar është zhvilluar takimi i parë në Bruksel mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësimin e Shefes së Lartë të BE-së, Federica Mogherini.