SERBIJA NË PRAG TË FUSHATËS PARAZGJEDHORE, PROMOVON FIGURA POLITIKE NË KOSOVË „ AKTAKUZAT E SERBISË, DERI TE HERONJËT E KOSOVËS“!!!!!

29.05.2017 08:44:25

Për çdo ditë jami dëshmitar të një situate e cila ngërthen në vehte, gjëra që na bëjnë me dyshue se, kohëve të fundit ka disa lëvizje politike, ka disa opcione të quditshme, por edhe të papritshme në skenën politike të Kosovës Ne e perjetuam Mocionin e mosbesimit, i kemi zgjedhjet e parakohshme, e kemi Listën Sërbe të dakorduar me PDK, AAK e Nisma, të cilët kohëve të fundit janë bërë faktor, të ndëgjueshëm, sidomos atëher kur është puna që të veprohet dhe të bëhet diçka kunder LDK-së, një parti politike e themeluar nga Dr. Ibraim Rugova. Rikthimi i Listës Sërbe në Parlamentin e Kosovës, vazaliteti i tyre ndaj PDK, AAK-së, por edhe i Nismes, shtron disa dilema që po bëjmë perpjekje të japim mendimet tona. Ramush Haradinaj u ndalua në Francë, me aktakuz të ngritur nga Sërbija, u lirue, u bë mirë, që ju kthye familjes por edhe jetës politike në Republikën e Kosovës. Pas kthimit dihet këtë radhë nuk e pati tepihun e kuqë, por e pati tepihun e zezë, sidomos të pregaditur prap nga Hashim Thaqi e Kadri Veseli. Kur jemi te mocioni i mosbesimit në Parlamentin e Kosovës, e kemi një situat e cila kërkon një kthjellim, me që është e kamufluar por edhe e nxjerrë nga binarët e normalës. Për qudi Lista Serbe, e cila dihet është e Vuçiqit, nuk bënë as një hap në Kosovë pa e marrë pëlqimin nga patroni i tij, u dakordua, e votoi Mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Mustafa. Këtu e kemi një problem, në njërën anë Sërbija e kërkon Ramushin për krime lufte kunder civilëve, e në anën tjetër, e favorizon dhe i jep impuls pozitiv por ta themi më troq e promovon per zgjedhjen e tijë në postin e kryeministrit. Dihet kur Sërbija kërkon nga Brukseli se nuk pajtohet me Ramushin kryeministër, këtu kemi të bëjmë me favore që i bëhen Ramushit pikrisht nga Sërbija. Në mentalitetin ballkanik e sidomos në ate kosovar, i bie se nëse Serbia e lavdron dike, në Kosovën tonë kanë me shpall tradhtar dhe me akuzue per bashkpuntor të Sërbisë, por, nëse dikend Sërbia e shpall të kërkuar per krime kunder popullatës serbe, në një fushatë paraelektorale, ather kemi të bëjmë me një perkrahje tërthorazi, perpjekje për ta ngritur personalitetn e personit që e akuzon, se kështu e ha pazari kosovar, dhe se gjithmon në këtë formë Sërbija ka bërë lojra të ndyta, edhe kur dihet se Sërbija ka për qëllim që në udhëhqjen e Kosovës të ketë njerëz të perfolur, per krime e per korrupcion, prandaj kështu do ta ketë më lehtë ta diskreditoj Kosovën para Faktorit nderkombëtar. Hashim Thaqi tani president i Kosovës, saher që ka dasht ja ka arrit të luaj me Listën Serbe, për qudi, në rastin konkret të Marrveshjes per Demarkacionin me Malin e Zi, nuk e bëri këtë, as që bëri perpjekje për ta bind Listën Serbe. Tani shtrohet pytja, perse nuk e bëri këtë, dihet se, qëllimi i Hashim Thaqit e Kadri Veselit nuk ishte, kalimi i Demarkacionit me Malin e Zi, sepse po ta bënin këtë punë, ather Qeveria e drejtur nga Isa Mustafa do të fitonte imazh krejtsisht tjeter në popull, dihet mirfilli se do të Liberalizoheshin vizat, andaj Kadriu e Hashmi luanin me kartën e zgjedhjeve të parakohëshme, ku edhe e bënën këtë punë. Tani mua më shqetson një fakt, po perflitet me të madhe, se Projekti Rus në Ballkan është koxha i fuqishëm, ka filluar kaher të marrë shtat në këtë pjesë, dihet per interesa strategjike të tyre. Kohëve të fundit Hashim Thaqi e Kadri Veseli kanë filluar të jenë teper kritik, me BE, me që Kosovës i paskan vënë kushte shtesë, për Liberalizimin e vizave me çka, vendet të tjera nuk i kanë pasë. Tupani ka filluar të bie, zyrtarët e BE-së, e deklaruan botrisht, se ky kusht është me propozimin dhe dakordimin e Hashim Thaqit. Sikur më është kryjue pershtypja se Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Ramushi e Lima, e komplet Shtabi i Milionerëve dun të gjejn burime e kanale të tjera, me pretekst të shpëtimit të vetëvetës para Gjykatës Speciale. Vazaliteti i Listës Serbe, ndaj Vuqiqit, por edhe ndaj Kadrisë e ndaj Hashimit sikur e kanë hutue opinion i cili me të vërtet po kërkon të di më shumë, se ç`far në të vërtet po ndodhë. Kjo dukur teper shqetsuese ne shoqërinë tonë, është bërë akoma më aktuale me Kualicionin e Natës në mes PDK-së, AAK-së, e Nismës. Në opinion po qarkullojn zëra se duan që ta shantazhojn BrukseliN e Amerikën, dihet qëllimi është i perbashkët i këtyre tri partive, rrikthimi i Ligjit mbi Gjykatën Speciale, por edhe anulimi, në Kuvend.

 

Ajet Avdyli