Seri shpërthimesh në Madrid, ka të plagosur (Video)

04.05.2017 17:11:19
Të paktën 30 persona janë plagosur, tre prej tyre në gjendje të rëndë, pas një seri shpërthimesh në një fabrikë riciklimesh të mbeturinave kimike të rrezikshme, në afërsi të Madridit.

Shkollat në rrethinë janë evakuuar, deri sa zjarri të shuhet dhe të qetësohet gjendja, kanë njoftuar zyrtarët.

Mbi kryeqytetin spanjoll janë bërë re të zeza, ndërsa fabrika gjendej 27 kilometra nga Madridi.