Sërish lëkundje të forta tërmeti në Tiranë dhe Bulqizë

Sërish lëkundje të forta tërmeti në Tiranë dhe Bulqizë

17.11.2019 11:58:22

Lëkundje të forta tërmeti u regjistruan pak minuta më parë në kryeqytet.

Magnituta e tërmetit ishte 3.6 me epiqendër 16 km në perëndim në Bulqizës dhe 23 kilometra në verilindje të Tiranës.

Thellësia e tërmetit ishte 10 kilometra.

Deri më tani nuk dihet nëse ka dëme materiale në zonat pranë epiqendrës.