Sërish panik në Londër, bllokohet Parlamenti britanik – arrestohet një burrë me thikë

16.06.2017 12:58:27

Ndërtesa e Parlamentit të Britanisë është bllokuar si dhe zona përreth, kurse një person është arrestuar raportojnë mediat botërore.

 

Burri i arrestuar ka qenë i armatosur me thikë, ndërsa siç raporton BBC se ky rast nuk ka kurrfarë lidhje me terrorizmin, transmeton Telegrafi.

Forca të shumta të policisë janë duke patrulluar në këtë zonë ku ka ndodhur arrestimi, kurse ndërtesa e Parlamentit dhe të gjitha hyrjet që qojnë drejt Parlamentit janë mbyllur për shkaqe sigurie.

“Një burrë rreth të 30-at është arrestuar nën dyshimin për posedim të armëve të ftohta. Nuk ka të lënduar”, thuhet në komunikatën e policisë.