Sërish protestë në Vragoli, bllokohet magjistralja Prishtinë-Pejë

30.10.2016 13:06:10

Banorët e fshatit Vragoli për të dytën herë kanë bllokuar magjistralen Prishtinë-Pejë, në shenjë proteste për dy viktimat që janë shkaktuar në këtë pjesë.

Ata po kërkojnë që të merren masa për parandalimin e aksidenteve tjera, duke pamundësuar shpejtësinë me të cilën kalojnë automjetet në këtë fshat, vendosjen e sa më shumë shenjave të komunikacionit, vendosen e semaforëve, si dhe lidhjet më magjistrale të kenë gjatësi më të mëdha.

Banorët paralajmërojnë se do ta bllokojnë këtë rrugë çdo javë, deri në marrjen e këtyre masave.  Kolona e automjeteve në këto rrugë është e gjatë mbi 2 kilometra.

Ndërkohë, që në vendin e ngjarjes kanë dal edhe një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë.