Sërish Serbia kundër Shqipëtarit katolik të Luginës së Preshevës, në Republikë të Kosovës

03.09.2019 00:27:14

Nga Skender Jashari*

Javëve të fundit, kam vërejtur intensitet të shtuar të kërcënimeve, që më bëheshin në
adresën time të facebookut dhe në rrugë. Duke mos publikuar në këtë rast detajet, por vetëm
informatat e përgjithshme, tashmë kam kapur çdo informatë në lidhje me këtë rast.
Fillimisht pandehja që ishte thjesht ofenzivë e tërësishme e agjentëve islamik të
Serbisë. Pasiqë Republika e Kosovës, pas vitit 2018, filloi të propagandojë gjoja ka mbaruar
faza e rrezikut nga terrorizmi islamik. Nga kjo kuptohej që menjëherë do kalonin në
kundërveprim agjentët islamik të Serbisë.
Edhe gjatë luftimit të dukurisë së luftëtarëve të huaj terrorist, nga Republika e Kosovës,
që më 2013 e më pas, isha bindur( pasi edhe nga vetë terroristët islamik, gjatë kohës sa isha i
burgosur në rastin e Grupit të Dobrosinit, më tregonin) që kishte: polic, prokurorë dhe gjykatës
të Republikës së Kosovës; por edhe polic, prokurorë dhe gjyqëtarë të Fraksionit politikokriminal të EULEX-it; kishte po ashtu deputet, e zyrtarë të lartë të institucioneve tona, që i
kishin ndihmuar. Sot, mund të konkludojmë edhe nga studimet e mirëfillta ushtarake
amerikane, që dukuria e luftëtarëve të huaj terrorist-terroristëve islamik në Ballkan, e veçmas
në Republikën e Kosovës, nuk kanë marrur dënime të merituara, e që shumica e tyre tashmë
janë liruar nga vuajtja e burgimit. Madje po këto studime, theksojnë, siç edhe personalisht kam
ngritur këtë shqetësim, që pas vitit 2018( gjegjësisht pas marsit 2018, me rastin e shpalljes së
“pafajshme” të hoxhallarëve vehabi), sërish kanë filluar faza e kundërveprimit të terroristëve
islamik-agjentëve islamik të Serbisë, madje edhe ata që ishin burgosur, apo ishin arrestuar, si
hoxhallarë vehabi ashtu edhe terroristët islamik sërish tregohen aktiv në radikalizëm dhe
terrorizëm islamik.
Ashtu ndodhi, shumë adresa facebooku, shkaku i raportimeve të organizuara nga
agjentët islamik të Serbisë ( radikalët e heshtur të terrorizmit islamik) dhe keqpërdorimit nga i
ashtuquajturi përgjegjës për sigurinë e llogarive të facebookut( nga Kosova, i cili është me
bindje drejt radikalizmit islamik!), kanë bërë të bllokohen, çaktivizohen apo të suspendohen
përkohësisht, me arsyetimet gjoja promovim i dhunës, urrejtjes etj. Derisa shohim adresa
facebooku, instagrami, portale etj, që promovojnë hapur e shumë më shumë në mënyrë të
tërthortë, xhihadin, terrorizmin islamik, urrejtjen ndaj figurave emblematike të Kombit tonë etj.
Konkretisht, në muajt e parë të vitit 2019, marr kërcënime përmes facebookut, nga një
person psikopat A. B. me banim në Fushë Kosovë, i cili i dyshuar edhe për disa tentimpërdhunime; i dyshuar për disa qindra vepra penale; i cilësuar edhe veteran i rrejshëm i UÇKsë, UÇPMB-së dhe UÇK-së në Iliridë; por një propagandues i radikalizmit dhe ekstremizmit
islamik. Duke e njohur që ishte mendërisht i sëmurë, por duke e gjurmuar për agjent islamik të
Serbisë, i cili infiltrohej në çdo rast ku Luftëtarët Shqipëtar ishin në procese gjyqësore shkaku i
luftës etj, më në fund bindem që ishte agjent analog islamik i Serbisë, siç tashmë kisha
përvojë me agjentin islamik pedofil të Lotovicës në Prishtinë që nga 2004. A.B. siç kishte
lajmëruar në Policinë e Kosovës, disa qindra bashkëluftëtarë të luftërave tona, të njejtën gjë e
2
kishte bërë edhe kundër meje. Në qershor 2019, Policia e Kosovës, më thërret në lidhje me
ankesën e A.B-së. Në Stacion Policor dëgjoj disa polic të ri, që flitnin për Q. H. si
mbikëqyrës të këtij rasti, nga ku kuptova që A.B. ishte bandë e këtij polici që ende i shërben
Serbisë.
Më kishin njoftuar miqët, që në disa portale të cilat promovojnë dhe propagandojnë
terrorizmin islamik, të lidhura me Serbinë dhe Turqinë, në Republikë të Kosovës dhe të
Shqipërisë, kishin publikuar një shkrim me titull:”Skënder Jashari, katoliku i Kosovës që
imiton terroristin në Zelandën e Re!” Policia, prokuroria e Republikës së Kosovës, ex officio
nuk ka ndërmarr asnjë veprim, që të mbrohej jeta ime( shkaku i këtij shkrimi sërish është
shtuar rreziku për jetën time).
Shumë mirë e dijnë agjentët islamik të Serbisë, që shkruajtën shkrimin shpifës dhe
kërcënues kundër meje, që gjatë qëndrimit në Prishtinë, mbarova fakultetin juridik në
Universitetin e Prishtinës, ku edhe mbarova studimet post-diplomike, në drejtimin penal.
Mbarova shkollim dhe trajnime të ndryshme ushtarake, në disa vende, këto të dhëna i kanë
patur edhe Policia, Prokuroria Speciale dhe Gjykatat e Kosovës, ashtu edhe prokurori Maurizio
Salustro dhe gjykatësit e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it në rastin e Dobrosinit.
Mrekullisht vërehet qartë, që shkrimi kishte burime të sakta, sepse citoj:”Por Skënder
Jashari nuk është i njohur për areolën e mediave sociale. Ai që nga viti 2004 shpreh hapur
Islamofobinë, thirrjen për linçim dhe vrasjen e muslimanëve shqiptarë, këtë duke e bërë në emër
të mbrojtjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti.” Kjo më bindë që agjenti islamik i Serbisë, me
informacion të siguruar vetëm prej Serbisë dhe policit të Policisë së Kosovës që është agjent i
Serbisë( polici me inicialet Q.H.), ngaqë në prill 2004, agjenti i Serbisë F. I. nga Lotovica(
komuna e Bujanovcit), vje në Prishtinë, ku tenton t’i vras dy vëllezërit e mi, e disa ditë më pas
edhe mua.
Akuzat që unë, gjoja kam kryer sulme terroriste kundër policisë dhe xhandarmërisë së
Serbisë, në Dobrosin të komunës së Bujanovcit, e ka vërtetuar tashmë gjykatat. Unë kam shkuar,
shkoj edhe derisa të vdesë, ilegalisht në vendlindjen time( sepse legalisht e kam të ndaluar
nga Serbia), jo Serbia( ushtarët e saj), por as Zoti s’mund t’ma ndaloj. Së fundmi, akuzohem nga
agjentët islamik të Serbisë, në shkrimin gjegjës, edhe për autorësi dhe pronësi të një faqe në
facebook :” Feja e Shqipëtarit është Evropa”!, siç më parë isha akuzuar edhe për agjent i
Vatikanit, agjent i Tiranës etj, apo siç isha akuzuar për shumicën e sulmeve kundër policisë,
ushtrisë dhe xhandarmërisë së Serbisë( kryesisht në Luginë të Preshevës).
Propagandimin e njohë në themel, natyrisht në mënyra të ndryshme, në suaza ligjore,
propagandojë në ngritjen e vetëdijës Kombëtare; në ndikimin në opinionin publik për të mirën
e Atdheut në të ardhmen; në avansimin, çlirimin e Luginës së Preshevës dhe në avansimin dhe
Bashkimin Kombëtar Shqipëtar; në çlirimin e shpirtit të Kombit( Çlirimin nga ndikimi dhe
robëria islamike dhe sllavo-ortodokse).
Pas hetimit që kam bërë nga 06.07.2019 deri ditët e fundit, kam marrur mbi 105 faqe
kërcënime dhe fyerje në formë të komenteve publike; disa dhjetëra mesazhe zanore dhe me
shkrim; disa dhjetëra kërcënime dhe fyerje nëpër rrugë( kryesisht tinëza!). Tashmë jam në
3
përgatitje për dorëzim të kallëzimit penal; padisë për shpifje që më është bërë; shkresë
institucioneve gjegjëse vendore dhe ndërkombëtare.
Ndërsa me kaq nuk janë ndalur, sërish rreth 2 javë më parë, publikohet sërish një shkrim
kërcënues dhe fyes kundër meje, i titulluar :” Katoliku fashist Gjergj-Skender Jashari sulmon
rolin e hoxhallarëve në Luginën e Presheves”.
Si përfundim, polici i Policisë së Kosovës, i njohur nga prill 2004, që ishte i lidhur me
F.I.( agjent islamik i Serbisë), i njejti i lidhur edhe me agjentit tjetër islamik të Serbisë A.B.
Portali publikon shkrimin e parë, qartazi shihet lidhja shkakore me Policin e Policisë së Kosovës
dhe me Serbinë, ky portal që propagandon radikalizmin, ekstremizmin dhe terrorizmin islamik.
Kërcënimet kanë ardhur të bashkërenduara, kordinuara si nga Lugina e Preshevës, Maqedonia e
Veriut, Shqipëria, Kosova dhe nga vendet perëndimore, madje edhe nga zyrtar korrektues të
Qendrës Korrektues të Dubravës( i cili propagandon radikalizmin dhe ekstremizmin islamik,
për cilin A.Bu. ka dëshmuar edhe një person tjetër).
E njejta mënyrë, taktikë agjentët islamik të Serbisë edhe më 2009 e kanë përdorur,
përpara se të tentonin t’më kidnaponin e që mbeti në tentim-vrasje. Përgjegjësi fillestar mbetet
Policia, Prokuroria e Republikës së Kosovës, siç është përgjegjëse edhe për rastin e 2009, të
cilin qëllimisht nuk e zbardhë, edhe pse dihen të dyshuarit për atë rast.

Më 02.09.2019

*Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe
xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit.