Sërish të shtëna në Gjermani, një e vrarë e dy të lënduar

21.12.2016 12:02:13

Një grua është vrarë dhe dy meshkuj janë plagosur pas të shtënave që kanë ndodhur mbrëmë në Hesse të Gjermanisë.

 

“Një grua është vrarë, dy meshkuj janë plagosur dhe më pas janë hospitalizuar”, ka thënë policia e Wiesbaden në një deklaratë për media.

Policia ka shtuar se akoma nuk dihen detajet e këtij incidenti e as kush qëndron prapa tij, transmeton Klan Kosova.

Pas ngjarjes, shumë forca policore dhe një helikopter janë vënë në ndjekje të të dyshuarit që besohet se është 20-30 vjeçar.