Sevdail Hyseni: Poezi PËRTEJ KUFIJVE…

16.08.2018 10:11:18

Nga Morava tej Vardarit
Buçet zëri i shqiptarit
Në Luginë kemi shtëpinë
Deri n’ Nish edhe tapinë

Kemi besë, bukë e kripë
Edhe malet flasin shqip
Kemi Plisin – Letërnjofim
Krenarinë e kombit tim

Qindra vjet në këto anë
Kanë jetuar t’ parët tanë
Me disa regjime shtetërore
Duke ndarë tokat Arbërore

Deri sot në këtë botë
Nuk na shembën me të fortë
E në paqe edhe më hiq
Me të dashur e me miq

Vjen një ditë Lugina flet
Si dikur me dinjitet
N’ Referendumin për bashkim
Drejt kufijve me korrigjim

Drejt kufijve natyralë
Jo siç janë artificialë
Me vija të kuqe e të zeza
Që na ndoqën nëpër breza