Sevilla përmbysi Realin, ia shkaktoi humbjen e parë

15.01.2017 22:47:58

Reali i Madridit pësoi humbjen e parë nga Sevilla pas 40 ndeshjëve pa humbje, duke përmbysur rezultatin në fund 2:1

“Los Blancos” ishin duke fituar deri në minutën e 85’të, kur Sergio Ramos shënoi autogol për barazimin e rezultatit. Deri në fund të ndeshjes, ishte Sevilla ajo që kërkoi golin, të cilën e gjeti përmes të Stevan Jovetic, i cili shënoi një gol të bukur për rezultatin 2:1.

Golin e vetëm për Realin e shënoi Cristiano Ronaldo nga pika e bardhë në minutën e 67′.