Sfarqa: Robert Elsie-t ia kemi borxh mirënjohjen e përjetshme

02.10.2017 19:25:22

Humbjen e albanologut Robert Elsie e ka ndjerë dhe Sfarqa, i cili me profesion është albanolog.

Ai tha se këtij shkencëtari i kemi borxh mirënjohjen e përjetshme për kontributin e madh që i ka dhënë popullit tonë dhe dijeve albanologjike./fokusi.org/

Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij të plotë:

“Sot humbëm mikun e madh dhe njohësin e shkëlqyer të gjuhës, kulturës dhe historisë së shqiptarëve, Robert Elsie, të cilin kam pasur fatin e mirë ta takoj personalisht, sa kam jetuar në Gjermani. Këtij shkencëtari ia kemi borxh mirënjohjen e përjetshme për kontributin e madh që i ka dhënë popullit tonë dhe dijeve albanologjike.”